Situatë e rëndë në Komisariatin e Policisë nr. 3, ku godinës i është vendosur zjarri. Sipas informacioneve paraprake, tre efektivë policie kanë mbetur të lënduar. Ata janë marrë nga dy ambulanca që mbërritën menjëherë në vendngjarje.
“Vetëm molotovë e gurë. Janë shumë efektivë të lënduar. Sasi e madhe molotovi”, është shprehur një prej efektivëve të policisë, pas situatës së krijuar në Komisariatin nr. 3.
Efektivi ka përshkruar situatën e rëndë, duke theksuar se ndaj policëve janë hedhur gurë dhe bomba molotov në sasi të mëdha.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat për t’u dhënë ndihmë të lënduarve dhe për të transportuar efektivët që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.









