• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Transferta, tabuja e shkodranëve, gjashtë muaj pa fitore jashtë fushe

21/10/2026
Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24

Vllaznia vijon të vuajë në transfertë, aty ku rezultatet pozitive kanë munguar prej një periudhe të gjatë. Humbja 3-1 ndaj Egnatias, në javën e shtatë të kampionatit “Abissnet Superiore”, ishte një tjetër dëshmi e vështirësive që skuadra shkodrane po has larg stadiumit “Loro Boriçi”.

Përtej forcës së kundërshtarit, që mbetet një prej ekipeve më të konsoliduara të futbollit shqiptar, kuqeblutë duhet të përballen edhe me një statistikë që nuk është aspak në favorin e tyre. Për të gjetur fitoren e fundit të Vllaznisë në transfertë, duhet të kthehemi në sezonin e kaluar, më konkretisht më 4 prill 2026. Në atë datë, shkodranët triumfuan 0-2 ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30të të kampionatit. Një sukses i rëndësishëm për kuqeblutë, të cilët gjetën te Kevin Dodaj protagonistin absolut të asaj përballjeje, me sulmuesin që realizoi të dy golat dhe i dhuroi skuadrës tri pikë me peshë.

Që prej asaj fitoreje, megjithatë, Vllaznia nuk ka arritur të përsërisë një rezultat të tillë jashtë Shkodrës. Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj pa një triumf në transfertë për nëntë herë kampionët e Shqipërisë, një periudhë që nxjerr në pah një prej problemeve që skuadra duhet të zgjidhë sa më shpejt. Një statistikë që bëhet edhe më shqetësuese kur merret parasysh se objektivat e një ekipi pretendent kërkojnë rezultate të qëndrueshme, pavarësisht vendit ku zhvillohet ndeshja.

Disfata e fundit në Rrogozhinë e konfirmoi edhe një herë këtë vështirësi. Edhe pse Vllaznia arriti të gjente rrugën e rrjetës me Daniel Perez, i cili realizoi golin e tij të parë zyrtar me fanellën kuqeblu, skuadra nuk mundi të shmangte humbjen 3-1. Goli i sulmuesit venezuelian ishte një moment pozitiv në aspektin individual, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit dhe për t’i dhënë fund serisë negative të rezultateve në transfertë. Për Vllazninë, problemi nuk lidhet vetëm me një kundërshtar të caktuar, por me pamundësinë për të marrë pikë rregullisht larg shtëpisë. Në një kampionat ku rivaliteti është i fortë dhe diferencat mes skuadrave mund të përcaktohen nga pak pikë, rezultatet në transfertë janë thelbësore për të qëndruar në garën për objektivat sezonalë.

Çdo udhëtim pa pikë e vështirëson më tej situatën e shkodranëve, të cilët duhet të gjejnë mënyrën për të qenë më të sigurt dhe më efikasë në ndeshjet jashtë fushës së tyre. Tashmë, sfida e trajnerit Csaba Laszlo dhe e skuadrës është të ndryshojnë sa më shpejt këtë tendencë. Fitorja ndaj Dinamos në javën e gjashtë tregoi se Vllaznia mund të reagojë dhe të marrë rezultate pozitive, por humbja me Egnatian riktheu pikëpyetjet mbi vazhdimësinë.

Për të synuar një sezon të suksesshëm, kuqeblutë nuk mund të mbështeten vetëm te pikët e marra në “Loro Boriçi”. Fundi i pritjes për një fitore në transfertë është kthyer në një objektiv më vete, ndërsa çdo ndeshje e radhës jashtë Shkodrës do të jetë një tjetër mundësi për të thyer një seri që po zgjatet më shumë seç duhet.

Related Posts

Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24
Sport

Transferta, tabuja e shkodranëve, gjashtë muaj pa fitore jashtë fushe – Balkanweb.com – News24

21/10/2026
Leclerc dhe krahasimi me legjendat, piloti monegask ende pa kurorë në Formula 1
Sport

Leclerc dhe krahasimi me legjendat, piloti monegask ende pa kurorë në Formula 1

21/10/2026
Europa League, trajneri i Bournemouth para Milanit: Jemi të uritur për sukses
Sport

Europa League, trajneri i Bournemouth para Milanit: Jemi të uritur për sukses

21/10/2026
UEFA Conference League/ Egnatia luan të enjten ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Aarhus – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Conference League/ Egnatia luan të enjten ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Aarhus

21/10/2026
UEFA Conference League/ Egnatia luan të enjten ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Aarhus – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Conference League/ Egnatia luan të enjten ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Aarhus – Balkanweb.com – News24

21/10/2026
Gola dhe dramë, PSG “thyen” Barçën, por Enrique humbet Kvara-n, gjeorgjiani mbyll sezonin
Sport

Gola dhe dramë, PSG “thyen” Barçën, por Enrique humbet Kvara-n, gjeorgjiani mbyll sezonin

21/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24

Transferta, tabuja e shkodranëve, gjashtë muaj pa fitore jashtë fushe

21/10/2026
Shkodranët testojnë alternativat, vendoset se si do të jetë sfida miqësore – Balkanweb.com – News24

Transferta, tabuja e shkodranëve, gjashtë muaj pa fitore jashtë fushe – Balkanweb.com – News24

21/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al