Tekniku i Vllaznisë, Csaba Laszlo tregoi këndvështrimin e tij para takimit të kampionatit ndaj Tiranës.
“Kam pasur shumë derbi, kjo është shumë e rëndësishme për qytetin dhe ekipin. Më e rëndësishmja për ne është që të stabilizojmë pozitën tonë në tabelë, të marrim 3 pikët. E dimë që në çdo derbi, emocionet janë të larta. Kush mund të kontrollojë emocionet dhe t’i dërgojë në rrugë pozitive me ekipin, kjo është puna që duhet të bëj me lojtarët.
Të gjithë këtë energji që është shtesë në krahasim me ndeshjet e tjera, të tregojmë se jemi një ekip dhe kemi mësuar nga ndeshjet më përpara. Ndaj Egnatias mendoj se nuk bëmë një ndeshje të keqe, duhet të jemi më ‘vrastar’ para portës. Kjo ka lidhje me emocionet. Nëse e sforcon, mund të jenë raste që nuk mund të shënosh. Duhet sa më tepër vëmendje ndaj Tiranës, lojtarët të jenë të fokusuar në fushë dhe të bëjnë çdo gjë për ekipin. Në fund është ekipi më i rëndësishëm.
Në çdo javë shikojmë kundërshtarët e radhës. Kryesorja është që në çdo ndeshje të futemi me besim. Nuk dua të bëj një skuadër kundërshtare më të mirë se sa është, diferenca mes skuadrave nuk është mjaft e madhe. Ndonjëherë mund të jetë forma e ditës apo fati që e bën diferencën. Që të kesh fat duhet të bësh diçka.
Ne flasim sepse është derbi, por për ne është e rëndësishme sepse duam të stabilizojmë veten tonë. Çdo fitore na jep më shumë oksigjen dhe që të bëjmë hapin e radhës. Kemi studiuar kundërshtarët, vendosim çdo gjë bashkë. Në fund janë lojtarët që duhet të bëjnë punën e tyre, në futboll duhet të kesh kreativitet dhe vendime në fushë që duhet të marrim. Ne bashkë duhet të bëjmë punë të mirë, për të marrë fitoren në fund







