Në kuadër të lëvizjeve të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e institucioneve në varësi të ministrive, Blerina Gjylameti e Autoritetitt Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe kreu i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi.
Ky vendim duket se vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre.
Drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e këtij operacioni ka të bëjë vetëm me administrimin përmes një shkrese të dorëheqjen.
Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr. Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë valë të kërkuar dorëheqjesh.
Janë më shumë se 130 drejtues agjencisë në nivel qendror dhe lokal që duhet të japin dorëheqjen e kërkuar.









