Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook për protestat dhe përshkallëzimin e situatës, duke kritikuar përpjekjet për të krijuar atë që e cilëson si një “revolucion të popullit”.
Sipas Koçiut, dështimi i kësaj përpjekjeje i ka kthyer protestuesit në pjesë të një grupi të dhunshëm, të cilin ajo e akuzon se nuk shqetësohet për studentët dhe të ardhmen e Shqipërisë.
“Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një ‘revolucion të popullit’ të dështon, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan zëvendëskryeministrja Koçiu.
Në reagimin e saj, zëvendëskryeministrja thekson se dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa e cilëson dhunën si një rrugë pa dalje për ata që, sipas saj, nuk kanë më çfarë të ofrojnë.









