Është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Parë, me gjashtë ndeshje të zhvilluara dhe rezultate interesante në garën e kampionatit.
Besa fitoi 2-0 ndaj Korabit, ndërsa Flamurtari mposhti Besëlidhjen me rezultatin 1-0. Kukësi mori tri pikë në transfertë, duke fituar 2-1 ndaj Burrelit, ndërsa Iliria triumfoi 1-0 në transfertë ndaj Kastriotit.
Dy ndeshjet e tjera përfunduan në barazim. Bylisi dhe Pogradeci ndanë pikët pas rezultatit 2-2, ndërsa Sopoti dhe Oriku barazuan 1-1.
Pas javës së 7-të, Besa dhe Pogradeci kryesojnë renditjen me nga 13 pikë. Flamurtari, Iliria dhe Kukësi ndjekin me nga 12 pikë, ndërsa Bylisi ka 11 pikë.
Në vijim renditen Besëlidhja, Kastrioti dhe Korabi me nga 8 pikë, Sopoti me 7, Burreli me 6 dhe Oriku me 1 pikë.








