Bayern Munich është ende në pritje të rikthimit të Vincent Kompanyt, pas problemeve shëndetësore që e çuan në spital.
Trajneri belg kishte munguar më herët në disa seanca stërvitore për shkak të një infeksioni viral, ndërsa të premten gjendja e tij kërkoi trajtim mjekësor në spital.
Për situatën e teknikut të bavarezëve ka folur ndihmëstrajneri Aaron Danks, i cili ka konfirmuar se gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit.
“Është në gjendje të mirë shpirtërore. Duket se po përmirësohet çdo ditë”, ka thënë Danks.
“Le të pushojë dhe të marrë kohën e nevojshme”, ka theksuar ndihmëstrajneri.









