Klubi i Bërnlit nuk është shprehur ende publikisht rreth situatës së Armando Brojës, i larguar i dëmtuar nga fusha e lojës në minutat e parë të ndeshjes ndaj Linkoln.
Trajneri i shkarkuar pas ndeshjes, Niki Hejen, deklaroi pas asaj sfide se Broja kishte dëgjuar “kërcitje në ije”, duke aluduar se mund të ishte diçka serioze. Por klubi anglez nuk është shprehur ende publikisth rreth situatës dhe afateve të rikuperimit të sulmuesit të kombëtares shqiptare,
Ndërkohë, në mediat angleze vazhdojnë të diskutohen emrat e trajnerëve që munë të marrin vendin e Niki Hejen të larguar. Sipas informacioneve të fundit nga Anglia, zvicerani Fabio Çelestini, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit dhe ka udhëtuar drejt Anglisë për firmën. Kulmin e karrierës ai e kishte me fitoren e dy titujve kampion me Bazelin, por eksperiencat e tij të fundit, mes të cilave edhe ajo me CSKA të Moskës, nuk kanë shkuar siç shpresonte ish-futbollisti i përfaqësueses zvicerane.









