• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

Qeveria ka depozituar në Kuvend si nismë të saj një projektligji të propozuar nga Banka e Shqipërisë sipas të cilit Guvernatori i Bankës së Shqipërisë do ketë imunitet duke kufizuar arrestimin e tij dhe masa të tjera shtrënguese duke e lënë në dorën e Kuvendit vendimin.

Projektligji për Bankën e Shqipërisë ka hapur debat të fortë teksa ligji i propozuar ngre pikëpyetje për ndikimin në hetimet penale.

Neni 72 i projektligjit, parashikon për Guvernatorin imunitet ndaj arrestit me burg apo në shtëpi dhe çfarë do masë tjetër shtrënguese nëse ai akuzohet për vepra penale të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe funksionit të tij në mënyrë që të ruhet pavarësia e shmangen presionet ndaj institucionit më të lartë financiar në vend.

“Ne në nenin 72 kemi propozuar që arresti i guvernatorit nësë do të kërkohet duhet të verifikohet nëse ka prova të qenësishme dhe nëse vepra penale për të cilat kërkohet arresti ka lidhje me detyrën.

Nuk është imunitet por dispozitë garantuese. Arsyeja pse mbrohet guvernatori, nuk mbrohet për shkak të të qenies së tij guvernator, mbrohet për shkak të elementit që të funksionojë i pavarur pa frikën që një ditë një organ i një pushteti tjetër vjen dhe e pengon për një arsye ose për tjetër për të ushtruar detyrën.

Nuk mbrohet guvernatori si person. Ne mbrojmë institucionin duke mbrojtur guvernatorin”, tha Holta Zaçaj, ish-anëtare e Gjykatës Kushtetuese, taashmë në rolin e zv. Guvernatores së Parë të Bankës së Shqipërisë, shkruan Shqiptarja.

“Nësë ndodh një aksident dhe vret dikë në rrugë arrestohet… nëse është për shpërdorim detyre shkon në kuvend.. që të përcaktojë nëse akuza ka lidhje me ushtrimin e detyrës. Nëse ka lidhje me ushtrimin e detyrës nuk mund të arrestohet”, vijoi Zaçaj.

Praktikisht është kuvendi, i cili njësoj si në rastin e deputetëve do të japë viston e arrestimit apo jo të guvernatorit, duke gjykuar nëse vepra penale që rëndon mbi të, ka apo jo lidhje me ushtrimin e detyrës.

Sipas projektligjit, nëse Guvernatori i Bankës së Shqipërisë akuzohet për korrupsion dhe Kuvendi vlerëson se vepra për të cilën gjykohet lidhet me funksionin e tij, arrestimi nuk mund të kryhet.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026
Zegjineja: Në Parlament do jem ndryshe, jam juriste e shkëlqyer! Kam mbaruar me Medalje Ari
Kryesore

Shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron akuzat: Kam prenotuar një apartament si mijëra shqiptarë

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al