• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I internuari në kampin e Tepelenës, letra ironike për Enver Hoxhën

10/01/2018
I internuari në kampin e Tepelenës, letra ironike për Enver Hoxhën

Nga Kastriot Dervishi

Një i internuar në kampin famëkeq tela me gjemba të Tepelenës, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shfaqur protestën e tij kundrejt kushteve të jetëses në këtë kamp. Letra e tij është shkruar me ironi. Ai nuk ankohet, por “lavdëron” kushtet “e mira” të këtij kampi, se nuk i mungonte asgjë atje, se me ushqim ishte shumë mirë, se po hante mish, çaj, makarana, se po vishej mirë, etj. Për të gjitha këto, ai thotë se tani e kishte njohur mirë partinë dhe pushtetin (shprehje që përsëritet disa herë). Letra e të internurit, ndryshe nga të tjerët nuk kërkon asgjë, por vetëm lavdëron “kushtet” e mira të kampit, në kohën kur gjendja në këtë kamp ishte shumë e vështirë. Nëse i internuari do shkruante gjendjen në formën e vërtetë të saj, ky veprim mund të merrej për agjitacion e mund të dënohej. Për këtë arsye, kjo formë e maskuar revolte, është ndër më të rrallat e vërejtura në letrat e të internuarve.
Kampi tela me gjemba i Tepelenës (1949-1953) është njëri nga më famëkeqët e këtij lloji që funksionuan në Shqipëri nga marsi 1945 e deri në tetor 1953. Kampet e këtij lloji ishin vende të izoluara, gati burgje, të përbëra në shumicë nga gra, pleq e fëmijë. Ato nuk ishin kampe pune të detyruar, pavarësisht se në raste të caktuara të internuarit janë përdorur për punë. Kampet e punës të konceptuara për punime bonifikuese, ndërtim e më vonë në miniera, si ato të ngritura në Jubë, Beden, Maliq, Shtyllas, kanalin Peqin-Kavajë, Tërbuf, Tiranë, Bulqizë, etj, kanë karakter tjetër dhe nuk duhen ngatërruar me kampet tela me gjemba.
Tepelenë, 30.3.1952

I shtrenjti komandant z.Enver, udhëheqësi dhe drita e syve të popullit shqiptar. Unë i internuari Fezo Dajlan Llënga nga katundi Koshnicë, Lokaliteti Bozhigrad, Rrethi Korçë, marr iniciativën t’ju shkruaj për sa më poshtë vijon:

Jam arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit më 20 gusht 1950 dhe pa (u) marrë në pyetje jam drejtuar për në kamp. Sigurisht, kam qenë fajtor karshi partisë dhe pushtetit, por do t’i jem mirënjohës për jetë partisë dhe pushtetit pasi nuk kam qenë i aftë as për familjen time, as për partinë dhe pushtetin, mbasi unë tani e njoha partinë.

Cila është partia mbasi unë në shtëpi nuk kam pirë kurrë çaj, mish haja tri herë në mot. Kurse në kamp kemi përditë çaj, mish, oriz, makarona, bukë gruri, rroba, këpucë. Përveç këtyre, sipas punës shpërblehemi dhe me të holla. Doktori na vjen në (çdo) javë. Unë them me plot bindje se nuk jemi në kamp, por jemi në dasmë. Dëgjojmë kampet ja jashtme çeqin për copën e bukës. Këtu na jep të kuptojmë cila është partia. Vetëm se kam merakun e familjes, pasi rrjedh nga një shtresë e varfër, nuk kam asnjë përkrahje.

Kam nënën 70-vjeçe, kam bashkëshorten dhe dy djem, më i madhi 4 vjeç. Se unë për veten time këtë ushqim nuk e kam patur. Kur të lirohem, sa të më tregojnë shokët e partisë në fshat se cila është partia, do t’ua tregoj unë, mbasi unë këtu në kamp e njoha shumë mirë cila është partia, pasi ka unë kam shërbyer në ushtrinë kombëtare më 15 korrik 1944 dhe jam liruar më 15 shkurti 1947, por nuk e kisha njohur mirë cila ishte partia.

Por në kamp e njoha partinë, për hir të partisë dhe të pushtetit tonë të dashur, zemra ime dëshiron të marrë pjesë në lumin e Matit ku do bëhet hidrocentrali. Të marr edhe unë pjesë si gjithë populli shqiptar. Rrofsh sa malet i shtrenjti komandant që hoqe popullin shqiptar në luftë dhe sot e heq për lumturinë.

Rroftë partia (e) lavdishme komuniste! Rroftë Stalini i madh, direku i paqes në botë! Mbetem dhe nderime dhe bindje, I internuari Fezo Dajlan Llënga. 

Image

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!
Kryesore

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al