Nga “mallkimi” i zero trofeve te “Topi i Artë”. Harry Kane po përjeton një ëndërr të vërtetë, por “bomberi” anglez nuk dëshiron të ndalet këtu, tani objektivi i tij i radhës është të fitojë një tjetër trofe, këtë herë me ekipin e tij, Bayern Munich. Në vigjilje të sfidës kundër Atletico Madrid, Kane theksoi se ëndrra e tij, objektivi i tij i madh tani është triumfi në Champions League:
“Trofetë ekipor janë motivi pse luajmë futboll. Aspekti kolektiv është thelbësor në lojën tonë. Të fitoja Topin e Artë javën e shkuar ishte një nga gjërat më emocionuese dhe më të bukura në karrierën time, por të festoj me shokët e mi dhe të fitoj Champions League me Bayern do të ishte me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Kane.
I pyetur në konferencë për shtyp se këtë do preferonte tani, “Topin e Artë” apo Champions League, Kane zgjedh pa hezitim: “Do të zgjidhja Champions League, por për fat të mirë kam mundësinë t’i fitoj të dyja, të shohim se çfarë do të ndodhë”, theksoi Kane.
Në fund nuk mund të mungonte edhe një koment në lidhje me kontratën e tij, me rinovimin e mundshëm me Bayern Munich: “Mund të them me siguri se tani është çështje ditësh. Kemi zhvilluar diskutime të mira këtë fundjavë, madje edhe përpara këtij takimi, pra mund të them me bindje se jemi shumë pranë. Pjesa më e madhe dhe me e rëndësishme janë zgjidhur tashmë, tani mbeten vetëm disa detaje për të finalizuar”, u shpreh Harry Kane në konferencë për shtyp.







