Futbolli spanjoll është nën shok. Jesus de Miguel ndërron jetë vetëm 24 orë pas përplasjes dramatike gjatë ndeshjes Tenerife-Andorra. Ishte vetë klubi i Tenerifes që bëri publik këtë lajm tragjik. Sulmuesi 30-vjeçar u shtrua me urgjencë në spital pas përplasjes që pësoi me portierin e Andorra-s, Jesus Owono. Ndeshja u ndërpre përfundimisht në minutën e 108 për t’i dhënë mundësi ndihmës së shpejtë për të ndërhyrë në kohë.
Sulmuesi spanjoll u transferua me ambulancë drejt spitalit ku iu nënshtrua vizitave më të detajuara, ndërsa fillimisht gjendja e tij nuk ishte shumë e rëndë. Për fat të keq, situata ndryshoi gjatë natës, duke u përkeqësua, ndërsa në orët e para të kësaj të martë klubi spanjoll njoftoi edhe lajmin e rëndë:
“Jemi pa fjalë, të shkatërruar nga kjo dhimbje. Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë”, lexohej ndër të tjera në njoftimin e klubit të Tenerifes.






