“Air Albania” do të jetë “Sold Out” për sfidën kundër Finlandës. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik lajmin se për këtë takim janë shitur të gjithë biletat që ishin në dispozicion duke konfirmuar interesimin e madh të tifozëve kuqezi për të mbështetur ekipin përfaqësues në këtë sfidë shumë të rëndësishme për fatet e Grupit C1.
Më 12 nëntor, në orën 20:45, kuqezinjtë do të zbresin në fushë përpara një stadiumi të mbushur me tifozë, të cilët do të krijojnë atmosferën fantastike për t’i dhënë të besuarave të Maran një shtysë të madhe në këtë takim.

Kombëtarja synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Grupin C1, ku aktualisht renditet në vendin e parë me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






