Franca merr një lajm të keq para përballjes me Italinë. Kylian Mbappe ka munguar në seancën stërvitore të së mërkurës për shkak të një problemi fizik, duke e bërë të pamundur praninë e tij në sfidën e radhës.
Sulmuesi francez vuan nga shqetësime në muskulin e pasmë të kofshës dhe, sipas raportimeve të gazetës L’Equipe, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes që do të zhvillohet në Milano.
Ndërkohë, përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka vendosur të bëjë një lëvizje të re në repartin ofensiv, duke i dërguar ftesën e parë sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Senny Mayulu.









