Tifozët shqiptarë kërkojnë të shohin sot një fitore nga Kombëtarja në “Air Albania” dhe kanë treguar mbështetjen e tyre duke blerë të gjitha biletat për duelin ndaj Finlandës.
Mbështetjen e zjarrtë për kuqezinjtë ata e kanë treguar që para fillimit të takimit, kur formacioni kuqezi i përzgjedhur nga trajneri Maran, doli në fushë për të nisur nxemjen.
Në tribuna nisën menjëherë brohoritjet duke bërë që të oshtinte i gjithë stadiumi me përshëndetjen për lojtarët të cilët nisën përgatitjen për duelin në vëzhgimin e Maran dhe stafit të tij.
Sigurisht, një atmosferë e ftohtë priti lojtarët e Finlandës, të cilët ashtu si edhe mbërritën në stadium, ishin të parët që hynë në fushë për nxemjen para kuqezinjve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








