Manchester United ka gjetur gjuhën e përbashkët me Mauricio Pochetinon për pankinën. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Postimi:
Mauricio Pochetino ka rënë dakord të marrë drejtimin e skuadrës së parë të Manchester United, duke nisur nga 18 nëntori.
Klubi ka arritur një marrëveshje me Federatën Amerikane të Futbollit, sipas së cilës Mauricio Pochetino dhe stafi i tij do të lirohen nga detyrimet me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara, pas përfundimit të angazhimeve të tyre me kombëtaren amerikane.








