Trajneri i Kosovës, Franco Foda doli në konferencë për media sot para ndeshjes ndaj Izraelit nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Ekipi ka bërë mirë në stërvitje. Kemi dhe stërvitjen përfundimtare dhe do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi disa mungesa në mbrojtje, por kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe u besojmë atyre. Fusha është në gjendje shumë të mirë. Shumë më të mirë se në ndeshjen ndaj Austrisë. Lojtarët e Izraelit nuk kanë arsye të ankohen.
Izraeli ka ekip të mirë dhe të përgatitur. Ndeshjet e kaluara ishin me rezultat të ngushtë. Të gjitha ndeshjet ishin afër njëra-tjetrës dhe duhet të luajmë në nivelin më të lartë për të fituar”.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








