• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga çamçakëzët te çaji dhe faturat e dyqaneve/ Plastika e fshehur në produktet që përdorim çdo ditë – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Nga çamçakëzët te çaji dhe faturat e dyqaneve/ Plastika e fshehur në produktet që përdorim çdo ditë – Balkanweb.com – News24

Mikroplastikat dhe nanoplastikat janë përhapur pothuajse kudo në mjedis dhe në trupin e njeriut, por ekspozimi ndaj tyre nuk vjen vetëm nga ndotja. Sipas një artikulli të Washington Post, plastika gjendet edhe në produkte të përditshme, ku shtohet qëllimisht për të siguruar funksione të caktuara teknike.

Edhe pse ndikimi i mikroplastikave në shëndetin e njeriut mbetet ende objekt studimi dhe nuk ka përfundime të plota shkencore, disa kërkime kanë ngritur shqetësime për ekspozimin e vazhdueshëm ndaj këtyre grimcave.

Çamçakëzët, një burim i papritur i mikroplastikave

Një nga produktet ku plastika është e pranishme pa u kuptuar nga konsumatorët janë çamçakëzët. Ndryshe nga e kaluara, kur përdorej një përbërës natyral i përftuar nga pema “sapodilla”, sot baza elastike e shumicës së tyre përbëhet nga polimere sintetike.

Ndër materialet e miratuara për këtë përdorim në SHBA janë acetati i polivinilit, goma stiren-butadien dhe polietileni, të cilat përdoren edhe në prodhimin e gomave të automjeteve, shollëve të këpucëve dhe qeseve plastike.

Një studim i vogël nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxheles vlerësoi se një çamçakëz mund të çlirojë nga 200 deri në 600 grimca mikroplastike. Studimi zbuloi se edhe çamçakëzët me bazë natyrale mund të çlironin sasi të krahasueshme grimcash.

Gotat e kafesë dhe paketimet e ushqimeve

Një tjetër burim i mundshëm janë gotat prej letre që përdoren për kafenë. Në shumë raste, pjesa e brendshme e tyre është e veshur me një shtresë plastike, e cila pengon depërtimin e lëngjeve, por mund të çlirojë grimca kur bie në kontakt me pijet e nxehta.

Bustinat e çajit, miliarda grimca në ujë

Edhe bustinat e çajit janë përfshirë në studimet mbi ekspozimin ndaj mikroplastikave. Një kërkim i vitit 2019 raportoi se një bustinë prej rrjete najloni, e zhytur në ujë të nxehtë, mund të çlironte mbi 11 miliardë grimca mikroplastike dhe 3 miliardë nanoplastike.

Megjithatë, këto shifra janë kundërshtuar nga studiues të tjerë, të cilët kanë vënë në pikëpyetje metodologjinë e përdorur për numërimin e grimcave. Për të reduktuar ekspozimin, rekomandohet përdorimi i çajit me gjethe ose i bustinave prej letre dhe pëlhure.

Studiuesi Kazi Albab Hussain, nga Universiteti i Nebraskës në Lincoln, ka theksuar rëndësinë e temperaturës së ujit në çlirimin e mikroplastikave dhe nanoplastikave.

Faturat e dyqaneve dhe kimikatet që përthithen nga lëkura

Një tjetër produkt i përditshëm që mund të përmbajë substanca të padëshiruara janë faturat e dyqaneve. Shumë prej tyre printohen në letër termike, e cila mund të përmbajë bisfenol A (BPA) ose bisfenol S (BPS).

Këto substanca mund të kalojnë përmes kontaktit me lëkurën. Disa përbërës të përdorur në materiale plastike mund të imitojnë veprimin e hormoneve dhe të ndikojnë në funksione të rëndësishme të organizmit, si rritja, riprodhimi dhe metabolizmi.

Megjithatë, për personat që nuk punojnë në mënyrë të vazhdueshme me fatura, ekspozimi konsiderohet shumë i ulët. Një studim i vitit 2023 vlerësoi se ekspozimi ditor ndaj BPA-së nga faturat termike ishte shumë herë më i ulët se kufijtë e përcaktuar nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore.

Këto të dhëna tregojnë se plastika nuk gjendet vetëm në ambalazhet që shohim, por edhe në produkte që përdorim apo konsumojmë çdo ditë. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar me saktësi pasojat afatgjata të ekspozimit ndaj mikroplastikave.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Truku japonez me letër alumini pas radiatorëve, si të ngrohni shtëpinë dhe të kurseni në faturat e energjisë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Truku japonez me letër alumini pas radiatorëve, si të ngrohni shtëpinë dhe të kurseni në faturat e energjisë – Balkanweb.com – News24

13/11/2026
Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Afrikën e Jugut, fosilet 300 mijëvjeçare zbulojnë një mister. A ishte kjo shpellë vendvarrimi vetëm për gratë? – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
“11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e tejkaloi Black Friday – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

“11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e tejkaloi Black Friday – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
Këngëtari vdiq në një klinikë private, vila e Giorgos Mazonakis bie pre e vjedhjes – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Këngëtari vdiq në një klinikë private, vila e Giorgos Mazonakis bie pre e vjedhjes – Balkanweb.com – News24

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga çamçakëzët te çaji dhe faturat e dyqaneve/ Plastika e fshehur në produktet që përdorim çdo ditë – Balkanweb.com – News24

Nga çamçakëzët te çaji dhe faturat e dyqaneve/ Plastika e fshehur në produktet që përdorim çdo ditë – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al