Në “Air Albania”, në sytë e Maran, Dukës dhe një pjesë të madhe të stafit të FSHF-së, kuqezinjtë e Alban Bushit triumfuan 3 me 1 me përmbysje përballë Luksemburgut. Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 13-të, por Shqipëria reagoi shpejt dhe në minutën e 23-të kapiteni Rashica rikthehu baraspeshën me një goditje të saktë brenda në zonë.
Kuqezinjtë nuk u mjaftuan me kaq, por përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë, ku Etnik Brruti me një goditje fantastike nga distanca kaloi Shqipërinë në avantazh.
Në pjesën e dytë, Bushi ndërhyri në formacion duke kryer disa zëvendësime të cilat ulën ndjeshëm ritmin e lojës, por në minutën e 88-të ishte Kevin Dodaj që sigloi shifrat në 3-1. Pas këtij suksesi, Kombëtarja U-21 do të rikthehet sërish në fushë më 17 nëntor teksa në “Air Albania” presin Spanjën U-21.






