• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luftojmë me shpirt & zemër – Balkanweb.com – News24

16/11/2026
Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luftojmë me shpirt & zemër – Balkanweb.com – News24

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur për fshf.org në prag të miqësores së dytë të muajit nëntor, ndaj Spanjës U-21, që do të zhvillohet të martën, më 17 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Pas fitores 3-1 ndaj Luksemburgut, kuqezinjtë përballen me një tjetër kundërshtar të fortë, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Trajneri Bushi vlerëson potencialin teknik të skuadrës spanjolle, por thekson se Shqipëria ka identitetin, karakterin dhe disiplinën e duhur për të përballuar këtë sfidë.

“Me Luksemburgun morëm një fitore të merituar. Ekipi tregoi karakter, disiplinë, kompaktësi. Pavarësisht se pësuam gol të parët, nuk i dhamë asnjë mundësi kundërshtarit të na rrezikonte për rast ose gol tjetër. E kthyem rezultatin nga 0-1 në 3-1.

“Spanja është një kundërshtar me potencial shumë të lartë teknik. Atyre u pëlqen që ta mbajnë topin, ta zotërojnë atë, të bëjnë shumë vertikalizime. Kemi punuar dhe do të mundohemi që të mos i japim hapësira që ata të gjejnë vetveten në ato hapësira që kërkojnë. Është një ekip me lojtarë shumë cilësorë, me nivel të lartë. Ekipi ynë është një ekip që ka shumë karakter dhe disiplinë. Jemi shumë kompaktë në repartin e mbrojtjes. Ashtu siç ka Spanja repartin ofensiv shumë cilësor, kemi dhe ne repartin defensiv shumë cilësor. Do të mundohemi ta godasim Spanjën aty ku ajo ka defektin më të madh, hapësirat që lë kur është në sulm, për tranzicionin pozitiv që do të bëjmë ne. Kemi punuar shumë që ta kapim aty dhe besoj që do ta kapim.

Ekipi është shumë mirë fizikisht, nuk kemi asnjë lojtar të dëmtuar. Na janë shtuar edhe dy lojtarë nga ekipi A, siç është Sina. Presim edhe Fetain sot, që do të marrë pjesë në stërvitjen e fundit dhe mendoj që nesër do të luftojmë me shumë shpirt dhe zemër për të mos u dorëzuar dhe për ta mundur Spanjën”, – tha Bushi.

Tekniku kuqezi zbulon gjithashtu se ka planifikuar 5-6 ndryshime në formacion, për t’i dhënë freski skuadrës, ndërsa konfirmon se grupi është në gjendje të mirë fizike.

“Do të bëjmë 5-6 ndryshime, sepse ekipi do një freski, sepse me Luksemburgun ka lojtarë që luajtën nga 90 ose 70 minuta dhe ka nevojë për një freski. I kemi lojtarët e tjerë të duhur për pozicionin ku ata do të luajnë ose për mënyrën e lojës që ne kemi. Na përshtaten shumë mirë. Janë lojtarë të rinj, ka edhe disa lojtarë të rinj që do të luajnë për herë të parë në formacion. Ekipi ynë do të mundohet të luajë si gjithmonë, duke u mbrojtur shumë fort, shumë ngushtë, për të mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit dhe për t’u rinisur me dy lojtarë të shpejtë që do t’i kemi në sulm, për t’i kapur ata në kundërsulm”, – tha ai.

Alban Bushi ka edhe një apel për tifozët, duke i ftuar të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur ekipin në këtë përballje, ku hyrja do të jetë falas.

“Ne jemi ekip shumë i fortë. Por, me publikun, sa më shumë që të jenë, aq më shumë të fortë bëhemi. Publiku duhet ta kuptojë dhe ata besoj që e dinë se u bënë shumë vite që e mbështesin shumë ekipin Kombëtar, sidomos Kombëtaren A, por edhe Kombëtaret e moshave. Kemi parë që kemi pasur shumë sukses në muajin e fundit me të gjitha moshat dhe kanë qenë prezentë në stadium. Besoj që, meqë hyrja është falas, nesër në Air Albania do të kemi shumë tifozë, sepse pa ata, unë e them gjithmonë që futbolli nuk është shumë i bukur; me ata bëhet shumë i bukur dhe rezultativ”, – tha trajneri Alban Bushi.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët potencialë të kuqezinjve në eleminatoret e Euro 2028 – Balkanweb.com – News24
Sport

Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët potencialë të kuqezinjve në eleminatoret e Euro 2028

Dorëzohet Spanja, pas 43 ndeshjeve vjen humbja. Anglia triumfon në Madrid, Tomas Tuchel: Çfarë paraqitje, fitore plotësisht e merituar
Sport

Dorëzohet Spanja, pas 43 ndeshjeve vjen humbja. Anglia triumfon në Madrid, Tomas Tuchel: Çfarë paraqitje, fitore plotësisht e merituar

16/11/2026
FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League – Balkanweb.com – News24
Sport

FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League

16/11/2026
FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League – Balkanweb.com – News24
Sport

FSHF mbush arkën, zbulohet shifra e majme që përfituan nga Nations League – Balkanweb.com – News24

16/11/2026
Vendi i parë ishte detyrim, por Maran i “përgjigjet” Dukës me shifra rekord
Sport

Vendi i parë ishte detyrim, por Maran i “përgjigjet” Dukës me shifra rekord

16/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luftojmë me shpirt & zemër – Balkanweb.com – News24

Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luftojmë me shpirt & zemër – Balkanweb.com – News24

16/11/2026
Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët potencialë të kuqezinjve në eleminatoret e Euro 2028 – Balkanweb.com – News24

Shqipëria në vazon e tretë, ja kundërshtarët potencialë të kuqezinjve në eleminatoret e Euro 2028

16/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al