6 ndeshje, 5 fitore, 0 barazime, 1 humbje, 15 pikë në total, vendi i parë në Grupin C1. Në shifra, Maran vendos një rend të ri në ekipin përfaqësues, në një edicion të vetëm thyen disa tabu, vendos rekorde të tjera, edhe pse vlen të theksohet se pesha e rivalëve e bënte detyrim vendin e parë. Përtej këtij objektivi të arritur, në shifra, kjo ishte hera e parë që Shqipëria mbyllte një fazë kualifikuese në Nations League me 5 fitore, pra me 15 pikë.
Rekordin e pikëve në një fushatë kualifikuese e mban Edoardo Reja, në kualifikueset e Botërorit 2022, por në atë grup Shqipëria zhvillonte 10 ndeshje në total, me 6 fitore, Reja mori 18 pikë, por Maran ka numrin më të lartë të pikëve në raport me ndeshjet në dispozicion.
Në 6 ndeshje, ekipi i Maran realizoi 12 gola në total, sulmi më efikas në një fushatë kualifikuese. Është e qartë se italian i pëlqen të sulmojë, ka ndërtuar një ekip ofensivë që i përgjigjet ideve të tij.
Jo vetëm sulmi më i mirë, në 6 ndeshje Maran pësoi vetëm 3 gola, gjithashtu mbrojtja më e mirë në një fushatë kualifikuese.
Pikërisht, pas ndeshjes ndaj Bjellorusisë, edhe pse nuk i dha shumë zë, Maran u kujdes të theksonte, ti kujtonte opinionit, se ekipi i tij arriti jo vetëm objektivin e vendosur, vendin e parë në grup, por përmirësoi të gjithë statistikat dhe shifrat e Shqipërisë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






