Partizani ka nxjerrë në shitje biletat për sfidën me Vllazninë. Ky takim është rezervuar për të shtunën prej orës 18:30, pikërisht në stadiumin “Air Albania”. Të kuqtë rikthehen në Tiranë si pritës.
Çmimi më i lirë është 400 lekë prapa porte. Bileta mund të sigurohen me 800 lekë në sektorët E, ndërsa 2000 lekë dhe 3000 lekë janë ata në tribunën VIP.
Në “Air Albania” pritet një numër shumë i ulët tifozësh. Grupimet ultras të të dy klubeve kanë pezulluar aktivitetin pas revoltës studentore që nisi rreth një muaj më parë.








