Granit Xhaka do të duhet të presë ende për t’u rikthyer në fushën e lojës. Mesfushori i Sunderlandit nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për përballjen me Aston Villan, pasi vazhdon të vuajë pasojat e dëmtimit në pulpë.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri Regis Le Bris, i cili bëri të ditur se kapiteni shqiptar nuk e ka kaluar ende problemin fizik. Për momentin, klubi nuk ka përcaktuar një afat konkret për rikthimin e tij në dispozicion të ekipit.








