Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori, duke iu afruar gjithnjë e më shumë një prej rekordeve më të jashtëzakonshme në futboll. Ylli portugez ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Al Nassr, duke regjistruar golin e 987-të në karrierën e tij profesionale.
Sulmuesi 40-vjeçar realizoi në përballjen ndaj Al Sadd, në Champions League të Azisë, ku skuadra saudite triumfon me rezultatin 2-1. Ky ishte gjithashtu goli i parë i Ronaldos pas largimit nga kombëtarja e Portugalisë.
Me këtë realizim, pesë herë fituesi i Topit të Artë vijon marshimin drejt shifrës historike prej 1000 golash në karrierë. Objektivi tashmë është gjithnjë e më pranë, pasi portugezit i nevojiten vetëm 13 realizime për të prekur këtë shifër magjike.







