Pas më shumë se nëntë vitesh larg formacionit të Juventusit, Neto është gati të rikthehet si titullar në një ndeshje zyrtare me bardhezinjtë. Portieri brazilian pritet të marrë vendin mes shtyllave në përballjen e Europa League ndaj Omonia Nicosia, duke shënuar një rikthim të veçantë me fanellën e Juventusit.
“Të kthehem në fushë me këtë fanellë është një kënaqësi e madhe. Ndjesia është shumë pozitive, shoh një atmosferë të shëndetshme me shumë përkushtim. Europa League është një objektiv shumë i rëndësishëm për ne. Juventusi luan për të fituar çdo garë”.






