• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama flet për Elisa Spiropalin: Tani është e lirë, s’ka nevojë të më ndjekë më

26/11/2026
Rama flet për Elisa Spiropalin: Tani është e lirë, s’ka nevojë të më ndjekë më

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin “Rishtazi”.

Rama u shpreh se tashmë Spiropali është një njeri i lirë në jetën politike dhe nuk është më e detyruar të ndjekë atë dhe Partinë Socialiste.

Pjesë nga intervista:
Gazetari: E di që jemi të kufizuar në kohë, por nuk mund të mos ju pyes edhe për deklaratat e Elisa Spiropalit. A mund të ndikojnë ato në një mënyrë tjetër të të kuptuarit të kësaj çështjeje?

Edi Rama: Ti je shqiptar 24 karat, por ti punon për një media që është në një shtet tjetër. Unë në shtetet e tjera nuk flas për çështje politike të brendshme, sepse nuk ka asnjë kuptim që audiencës suaj t’i jap ato.

Gazetari: Por audienca jonë i ndjek këto zhvillime.

Edi Rama: Nuk kam asnjë problem t’i ndjekin me të tjerët, por nuk flas për çështje të brendshme, sepse janë çështje të tjera. Plus pastaj, Elisa tani është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të ndjekë mua dhe Partinë Socialiste.

Gazetari: Pyetja ishte nëse këto deklarata mund të dëmtojnë gjithë atë që ju shpjeguat, pra masat që po merrni, kur duket sikur ka një kundërshti mes tyre dhe asaj që ju thoni.

Edi Rama: Asnjë kundërshti nuk e dëmton të vërtetën për sa kohë e vërteta flet për veten e vet. Asnjë kundërshti nuk i dëmton faktet për sa kohë faktet pozicionohen ashtu siç duhet. Dhe çdo kundërshti që pastaj dëmton është një arsye për të kuptuar se ku qëndron problemi me ne. Por, për sa u përket kundërshtive që janë rreth e rrotull, janë si ato erërat që vetëm e forcojnë pemën.

Related Posts

Roland Bejko: Protestat e dhunshme, kosto financiare, sidomos për turizmin
Lajme

Roland Bejko: Protestat e dhunshme, kosto financiare, sidomos për turizmin

26/11/2026
“Unë kryepuçistja”, Spiropali: Rama s’më dha sqarim pse më largoi si ministre
Kryesore

“Unë kryepuçistja”, Spiropali: Rama s’më dha sqarim pse më largoi si ministre

26/11/2026
Monika Lubonja: Protestoni, por mos na shqetësoni Skënderbeun dhe Ismail Qemalin!
Lajme

Monika Lubonja: Protestoni, por mos na shqetësoni Skënderbeun dhe Ismail Qemalin!

26/11/2026
Studentët shpallin Partinë të Bashkuar për Shqipërinë
Kryesore

Studentët shpallin Partinë të Bashkuar për Shqipërinë

26/11/2026
PS nuk e do Spiropalin as t’i ulet afër, i caktojnë vendin në fund të sallës nga ana e opozitës
Kryesore

PS nuk e do Spiropalin as t’i ulet afër, i caktojnë vendin në fund të sallës nga ana e opozitës

26/11/2026
Elisa Spiropali për Bashën e Monikën: Edi Rama i ha për mëngjes këta
Kryesore

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

26/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Roland Bejko: Protestat e dhunshme, kosto financiare, sidomos për turizmin

Roland Bejko: Protestat e dhunshme, kosto financiare, sidomos për turizmin

26/11/2026
“Unë kryepuçistja”, Spiropali: Rama s’më dha sqarim pse më largoi si ministre

“Unë kryepuçistja”, Spiropali: Rama s’më dha sqarim pse më largoi si ministre

26/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al