• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros

27/11/2026
EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 e nisi me fitore aventurën e saj në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, duke mposhtur me përmbysje Qipron me rezultatin 2-1. Në një ndeshje mjaft të luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, në fund ishte ekipi kuqezi që festoi fitoren e parë në Grupin B1.

Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion: Reshiti, Sherifi, Rushaj, Kadiolli, Bajramaj, Demiraj, Bekteshi, Malaj, Reçi, Osmani, Nuha. Ndërkohë, në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Hysa, Kaçorri dhe Alushaj.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me Shqipërinë disi më kërkuese. Skuadrës kuqezi i mungoi fati në minutën e 27-të, kur Osmani goditi traversën. Pak momente më vonë, Qipro kaloi në avantazh në rastin e parë të krijuar, me Petkovskin, e cila përfitoi nga një top i kthyer prapa. Shqipëria reagoi dhe arriti të barazonte pa përfunduar pjesa e parë. Demiraj shfrytëzoi harkimin e Kadiollit nga goditja e këndit, duke realizuar golin e barazimit.

Pjesa e dytë pati të njëjtën panoramë, me Shqipërinë që vijoi të kërkonte golin, ndërsa Qipro e pati të vështirë të gjente hapësira. Në minutën e 53-të, Osmani realizoi golin e përmbysjes, duke ndezur festën në kampin kuqezi. Deri në fund, Shqipëria e administroi mjaft mirë rezultatin, ndërsa Qipro nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme për shënim.

Tri pikë të rëndësishme për Shqipërinë, që hedh tashmë kandidaturën për kualifikimin në raundin e dytë drejt kampionatit europian. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e radhës të hënën, përballë Moldavisë, sërish në “Shtëpinë e Futbollit”.

Related Posts

5 gola në Superiore, Tirana fiton ndaj Skënderbeut (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

5 gola në Superiore, Tirana fiton ndaj Skënderbeut (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/11/2026
EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros – Balkanweb.com – News24
Sport

EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros – Balkanweb.com – News24

27/11/2026
Albert Koja, “Mbreti i pistës”! Në kujtim të një legjende! – Balkanweb.com – News24
Sport

Albert Koja, “Mbreti i pistës”! Në kujtim të një legjende!

27/11/2026
Albert Koja, “Mbreti i pistës”! Në kujtim të një legjende! – Balkanweb.com – News24
Sport

Albert Koja, “Mbreti i pistës”! Në kujtim të një legjende! – Balkanweb.com – News24

27/11/2026
Juventus “zbulon” sulmuesin e duhur, Jeff Ekhator protagonist në Europa League, fiton besimin e Spallettit
Sport

Juventus “zbulon” sulmuesin e duhur, Jeff Ekhator protagonist në Europa League, fiton besimin e Spallettit

27/11/2026
Çështja Musiala/ Edhe Oliver Kahn del kundër klubit bavarez: Absurde kërkesa për uljen e pagës
Sport

Çështja Musiala/ Edhe Oliver Kahn del kundër klubit bavarez: Absurde kërkesa për uljen e pagës

27/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros – Balkanweb.com – News24

EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros

27/11/2026
5 gola në Superiore, Tirana fiton ndaj Skënderbeut (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

5 gola në Superiore, Tirana fiton ndaj Skënderbeut (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al