• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga premio te merkatoja, ky sezon i yni (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/11/2026
Nga premio te merkatoja, ky sezon i yni (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Një fitore që ka peshë përtej tri pikëve, një rezultat që konfirmon se Egnatia po fiton gjithnjë e më shumë terren edhe në skenën evropiane. Skuadra nga Rrogozhina arriti të mposhtë Lincoln me rezultatin 2-1, duke shënuar një moment historik në aventurën e saj në Conference League. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë sukses në këtë sezon dhe për këtë çështje foli për Sport News në News 24, Drejtori Sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj.

Urime fillimisht për këtë fitore të rëndësishme. Me thuaj të vërtetën pate frike për një moment se do dënoheshit sërish nga fati, dukej sikur topi nuk dëshironte të futej në rrjetë…

Jo vetëm frikë, por edhe stres. Ishte fatkeqësi për ne nëse nuk merrnim 3 pikë, që për me thënë të drejtën, gjithmonë ishte nën nivelin e ekipit tonë.

64% mbajtja topit, 9 gjuajtje në kuadrat, raste pafund, shtylla etj, a ishte kjo sfidë maksimumi i Egnatia-s? A ju jep besim kjo sfidë për pjesën e mbetur të Conference League?

Unë besoj që ekipi nuk ka arritur në 100% e vet, pasi hyri me statusin e pretendentit dhe kjo shkaktoi stres dhe nxitonin në metrin e fundit. Kam besim te ekipi, shpresojmë që të bëjmë diçka më tepër dhe të jemi konkret

Me zbulo ndonjë detaj, çfarë tha trajneri Dede në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë?

Nuk tha diçka specifike, kërkoi nga ekipi durim. Mos të kalojmë në ankth në situatat që po humbisnim raste.

80 mijë euro premio do marrin çunat u shpreh presidenti Demrozi për këtë fitore, ishte një premtim në të nxehtë real? Se ndërkohë kryeziu tha që premio është rritur në 100mijë…

Për barazim marrin një pjesë, për fitore marrin 80. Kjo ka qënë që para ndeshejs së parë dhe do vazhdojë deri në ndeshjen e fundit.

Pesë pikë në 4 ndeshje në Conference League, jeni të kënaqur, keni ndonjë peng?

Jo nuk kam asnjë peng, çdo gjë po shkon në pritshmëritë tona. Ne kemi marrë 2 pikë në 3 ndeshjet e para, nëse do fitojmë në sfidën e radhës, çdo gjë mbetet brenda pritshmërive.

Kanë mbetur dhe dy sfida për të mbyllur Fazën e Ligës, më 10 dhjetor prisni Zalgiris në “Air Albania”, rivali më i lehtë në letër dhe e mbyllni me Bragën në transfertë, me sa pikë jeni të kënaq në këto dy sfida?

E rëndësishme është të fitojmë në shtëpi. Të punojmë fort. Zalgiris duket ekip i lehtë, por është mjaft i vështirë. Kujtojmë eleminimin e Dritës ndaj Zalgiris. Në Portugali nuk shkojmë për shëtitje.

Në bazë të llogaritjeve që besoj i keni bërë. Besoni se mund të arrini fazën play-off të 1/16?

Zalgiris do jetë finalja jonë e Conference League. Nëse i mundim, përllogaritjet janë që do kalojmë fazën e ligës.

Ecuria në këtë edicion të Conference League, shërben shumë për koeficientin e Egnatias në Evropë, statusi si kampion për tre vite radhazi etj. A ka ardhur momenti, a është pjekur sa duhet Egnatia për të synuar më lart, fazën e grupeve në Europa League etj?

U bën shumë vite që luajmë në Europë dhe koeficienti rritet vit pas viti. Besoj që klubi po rritet bashkë me ekipin dhe nuk do besoj që do jetë e largët dita që do tentojmë diçka më shumë. Europa League është e arritshme. Objektivi i Presidentit është Champions.

Nga kjo aventurë Evropiane, Egnatia siguron një portofol të rëndësishëm ekonomik, afro 4-4.5 milionë euro deri më tani, nuk e di nëse e kam të saktë këtë shifër, sa do ta ndryshojë kjo shifër të ardhmen e Egnatia-s? Çfarë presim nga e ardhmja?

Në filozofinë e klubit, qëndrojmë në të njëjtat linja. Nuk mund të bëjmë çmendurira.

Rivalët tuaj në “Abissnet Superiore” shpresonin që pjesëmarrja juaj në Evropë t’iu ulte ritmin në kampionat, por diçka e tillë nuk ndodhi. Kush mund të ndalë Egnatian? Kush iu rrezikon më shumë fronin?

Edhe ne e kishim këtë frikë, por ka ndodhur e kundërta. Na ka ndihmuar të jemi në intensitet, na ka ndihmuar pafund. Deri në këtë moment, rivalët e Egnatias do jenë Elbasani dhe Teuta.

Me një portofol të mbushur, ke jo pak punë në janar, nuk besoj se do vijoni të luani me Aleksin si qendërmbrojtës?

Nuk është hera e parë që e ka bërë këtë. Roli i tij mbetet 6-ta. Në merkato nuk bëjmë nderhyerje të tepërta. Pa përmendur edhe Sotën që do rikthehet pas dëmtimit. Nuk vuajmë për lojtarë.

Përvec se në mbrojtje, ku është e qartë që ndërhyrjet janë të domosdoshme, çfarë kërkesash specifike ka trajneri Dede? Ku do të ndërhyni në janar?

Pjesa e sulmit po hasim vështirësi. Arkat janë të stabilizuara, por do kemi lëvizje në dalje. Më pas, do kemi afrime. Nëse do kemi largime në repartee të tjera, të shohim.

Conference League është një vitrinë e rëndësishme edhe për lojtarët e Egnatias, po largime do të ketë në janar, keni ndonjë ofertë konkrete?

Kemi interes të lartë për Albanesen, apo Adjesën. Edhe Kryeziu ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Disa minuta të errëta na kushtuan, na u mohua një penallti vendimtare ndaj Tiranës – Balkanweb.com – News24
Sport

Skënderbeu, Ahmataj: Disa minuta të errëta na kushtuan, na u mohua një penallti vendimtare ndaj Tiranës

27/11/2026
Disa minuta të errëta na kushtuan, na u mohua një penallti vendimtare ndaj Tiranës – Balkanweb.com – News24
Sport

Disa minuta të errëta na kushtuan, na u mohua një penallti vendimtare ndaj Tiranës – Balkanweb.com – News24

27/11/2026
Tirana, trajneri pas ndeshjes: Fitorja e rëndësishme, vazhdojmë kështu
Sport

Tirana, trajneri pas ndeshjes: Fitorja e rëndësishme, vazhdojmë kështu

27/11/2026
UEFA EURO U-21 2027/ Dalin në shitje biletat për Kampionatin Europian – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA EURO U-21 2027/ Dalin në shitje biletat për Kampionatin Europian – Balkanweb.com – News24

27/11/2026
EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros – Balkanweb.com – News24
Sport

EURO U-19 për vajza/ Shqipëria e nis me fitore, triumfon 2-1 me përmbysje ndaj Qipros

27/11/2026
5 gola në Superiore, Tirana fiton ndaj Skënderbeut (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

5 gola në Superiore, Tirana fiton ndaj Skënderbeut (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga premio te merkatoja, ky sezon i yni (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Nga premio te merkatoja, ky sezon i yni (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

27/11/2026
Disa minuta të errëta na kushtuan, na u mohua një penallti vendimtare ndaj Tiranës – Balkanweb.com – News24

Skënderbeu, Ahmataj: Disa minuta të errëta na kushtuan, na u mohua një penallti vendimtare ndaj Tiranës

27/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al