Dje në selinë e FFK-së është tërhequr shorti për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës në futboll. Në ceremoninë e shortit ishin të pranishëm kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratori i Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli, administratori i Ligës së Dytë, Liridon Bajrami dhe përfaqësuesit e klubeve pjesëmarre.
Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës, Dukagjini i Klinës në këtë fazë do të përballet me Lepencin, ndërsa kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, do të luajë kundër Sharrit.
Shorti ka përcaktuar këto përballje:
Lepenci –Dukagjini
Sharri –Drita
Liria –Rilindja
Ulpiana –Prishtina e Re
Ballkani –Istogu
Besa Peja –Gjilani
Vushtrria –Vjosa
Kika –Feronikeli 74
Drenica –Ramiz Sadiku
Trepça ’89 –Istogu
Tefik Çanga –Prishtina
Malisheva –Suhareka 23
Mitrovica –Rilindja 1974
Vëllaznimi –Trepça
2 Korriku –Llapi
Dinamo –Top Futbolli
Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më 2 dhe 3 dhjetor.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







