Numri një i stolit të Egnatias, Nevil Dede bëri analizën e tij para sfidës ndaj Elbasanit.
“Vijmë pas një fitorja të rëndësishme në Conference League dhe lojtarët janë të mbushur me entuziazëm dhe besim. Nuk kemi problematika, jam i lumtur që Gruda kthehet me 90 minuta në këmbë në Conference. Grupi është gati për përballjen e nesërme me Elbasanin”.
“Është e vërtetë që kampionati është i ngjeshur dhe kemi ndeshje çdo tri ditë, por kjo nuk do të thotë që ne do justifikojmë veten. Do mundohemi të punojmë me seriozitet dhe vendosmëri, plus këmbënguljen e djemëve që mua ma bëjnë të vështirë të përzgjedh ata që do zbresin në fushë”.
“Skuadra ka punuar mirë gjatë këtyre ditëve, mezi presim ndeshjen e nesërme, që të luajmë përballë tifozëve tanë, në shtëpinë tonë, në ‘Arena Egnatia’. Djemtë kanë punuar mirë, duam të flasim në fushë si skuadër”.









