Juljan Shehu dhe Nedim Bajrami kanë qenë protagonistë me skuadrat e tyre, duke gjetur rrugën e rrjetës në kampionatet përkatëse.
Shehu shënoi për të dytën javë radhazi me Widzew Lodz, duke realizuar me kokë në minutën e 35-të të sfidës ndaj Zaglebie, për rezultatin 2-0. Mesfushori kuqezi festoi me simbolin e shqiponjës, në një ditë të veçantë për Shqipërinë, atë të Pavarësisë.
Ndërkohë, Nedim Bajrami u rikthye te goli në kampionatin saudit me fanellën e Al Taawoun. Mesfushori realizoi në minutën e 39-të ndaj Al Ahli, duke përfituar nga një top i kthyer në zonë dhe duke shënuar me kokë. Ky ishte goli i tij i dytë këtë sezon në kampionat, në 10 ndeshje të zhvilluara.








