• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Laert Vasili kritikon protestuesit: Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin

29/11/2026
Laert Vasili kritikon protestuesit: Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin

Aktori Laert Vasili ka folur për rëndësinë e atdhedashurisë dhe respektimin e simboleve kombëtare, gjatë një interviste në rubrikën “Trotuar” tek emisioni “E diell”, ku ishte i ftuar.

I veshur me ngjyrat kuq e zi, Vasili u shpreh se dashuria për atdheun është një detyrim moral, ndërsa theksoi se flamuri dhe Shqipëria nuk duhet të përdoren për interesa personale apo politike.

Nevina Shtylla: Kuq e zi! E ke respektuar kodin në ngjyrat e veshjes, por edhe dashurinë për atdheun e ke të vazhdueshme, apo jo?

Laert Vasili: Po, është detyrim moral që në lindje. Atdheu nuk negociohet, as flamuri. E kemi gjithë brezin e rilindasve. Unë, nga ana e babait, jam nga zona e Përmetit dhe e Leskovikut, e cila ka nxjerrë atdhetarë shumë të mëdhenj. I kemi një borxh shumë të madh gegërisë, sepse në 50 vitet e komunizmit kanë qenë të ndaluar si gjuha, ashtu edhe poetët e mëdhenj. Në vitet e fundit janë bërë përpjekje që, jo se e kam bërë unë këtë gabim, të paktën të jemi shumë afër vëllezërve dardanë, që kanë vuajtur për flamurin dhe gjuhën, por edhe asaj pjese të malësisë që ka qenë pak e përjashtuar.

Nevina Shtylla: Përpara se të vazhdojmë diskutimin tonë me Laertin, që na surprizon dhe na e bën zemrën mal, dhe na emocionon me performancat e tij, ma ke premtuar një gjë sot? Do të bëjmë një recitim të vogël, një performancë të vogël?

Laert Vasili: OK, ne e kemi himnin që është një përshtatje e Asdrenit mbi muzikën e Ciprian Porumbescut. Në fakt, origjinali është himni i bashkimit të Vllahisë me Moldavinë dhe kemi bërë një padrejtësi të madhe ndaj himnit që ka shkruar Gjergj Fishta. Do të mundohem të kujtoj dy-tre strofa. Ju mund ta keni dëgjuar të kënduar, por do të mundohem ta interpretoj, duke kërkuar sërish një falje ndaj gegërishtfolësve. Do të më lejosh të çohem në këmbë, sepse ulur është turp.

Nevina Shtylla: Patjetër.

Laert Vasili: Porsi fleta e hillit të Zotit, priret flamuri i Shqipërisë dhe thërret bijtë e Kastriotit të mblidhen tok ndër çetat e ushtrisë. Bini, toskë, bini, gegë, si dy rrufe që shkojnë tue djegë. Bini, toskë, bini, malësorë trima, të mbledhur dorë më dorë. Se mbi atë flamur Perëndia me dorë të vet e ka shkrue: Për shqiptarët do të jetë Shqipëria, e kush e prek, ai qoftë mallkue!

Meqë jemi edhe në këto tema, shpeshherë secili ka, si të thuash, një përkatësi të vetën mbi flamurin. Me flamur thyejnë dyqane, me flamur këndojnë për kombëtaren, me flamur bëjnë dasma. Duhet ta respektojmë pak më tepër. Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin. Flamuri është i të gjithëve, siç është edhe Shqipëria e të gjithëve. Ka filluar pak të shitet e të blihet, sidomos me këto GoFundMe. Janë ca që vijnë kështu me…

Nevina Shtylla: Nuk e shmangim dot, se e themi si shprehje.

Laert Vasili: Ne e kemi pasur traditë mercenarizmin.

Nevina Shtylla: Ne traditë?

Laert Vasili: Që nga himariotët, kur i shkruanin Katerinës së Rusisë se ne jemi kaq luftëtarë, kaq krahina, sa na paguan të vijmë të luftojmë ne për ty. E kemi pasur këtë dhe e vazhdojmë këtë traditë. Por mos e njollosim flamurin.

Nevina Shtylla: Kujtojmë pjesën e bukur.

Ervin Kurti: Kur bëhet fjalë për çështje patriotike, ndahen këndvështrimet, por e rëndësishme është që qëllimi është i përbashkët: të mos e braktisim Shqipërinë.

Laert Vasili: Atdhetaria është gjë tjetër dhe politika është gjë tjetër.

Nevina Shtylla: Duhet t’i ndajmë. E mira është të mos i ngatërrojmë me njëra-tjetrën.

Laert Vasili: Po, po. Flamuri është i Kastriotit, ka ekzistuar që nga Shën Konstantini i Madh, shqiponja dykrenare. Mirë është të jemi krenarë duke e ditur historinë e Shqipërisë dhe jo teserat e partisë.

Related Posts

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë
Kryesore

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

29/11/2026
8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur
Kryesore

8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

29/11/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Burri qëllon me thikë gruan pas një konflikti familjar

29/11/2026
Deri sa të vritet dikush?
Blog

Deri sa të vritet dikush?

29/11/2026
Policia arreston aktivisten që furnizonte protestuesit me molotovë e kapsolla, avokati i saj mohon akuzat
Kryesore

Policia arreston aktivisten që furnizonte protestuesit me molotovë e kapsolla, avokati i saj mohon akuzat

29/11/2026
Emri/ Pas një jave kërkimesh, gjendet i pajetë në Itali 75-vjeçari shqiptar!
Kryesore

Emri/ Pas një jave kërkimesh, gjendet i pajetë në Itali 75-vjeçari shqiptar!

29/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

29/11/2026
8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

29/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al