• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia arreston aktivisten që furnizonte protestuesit me molotovë e kapsolla, avokati i saj mohon akuzat

29/11/2026
Policia arreston aktivisten që furnizonte protestuesit me molotovë e kapsolla, avokati i saj mohon akuzat

Policia e Tiranës njoftoi të dielën se kishte ndaluar në kushtet e flagrancës aktivisten 29-vjeçare, Fatma Paja dhe e akuzon atë për furnizimin e protestuesve me molotovë, fishekzjarrë, kapsolla dhe sende të tjera të kundraligjshme, të cilat përdoren në përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Sipas njoftimit për shtyp, Paja u arrestua të shtunën ndërsa ndodhej në një automjet “Fiat” në rrugën “Qemal Stafa” pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë, policia gjeti dhe sekuestroi 91 koktejle molotov, 166 fishekzjarrë, 17 kapsolla, 59 tuba metalikë, 2 maska kundragaz si dhe doreza, maska e kapele.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se 29-vjeçarja, në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, I. M., 28 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme, për t’ua vënë në dispozicion pjesëmarrësve në protestë, me qëllim përdorimin e tyre në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore,” deklaroi Policia e Tiranës.

Fatma Paja është artiste vizuale dhe aktiviste qytetare me një angazhim të rëndësishëm në protestat paqësore të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Së bashku me dy motrat e saj dhe studion e themeluar prej tyre, TRIVET, Paja është autore e identitetit vizual të protestave, përfshirë edhe simbolin e flamingos.

Avokati i Pajës, Gentian Serjani pretendoi se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e sekuestruara nga policia, duke i mohuar akuzat e ngritura. Sipas Serjanit, aktivistja Fatma Paja ndodhej rastësisht pranë makinës së sekuestruar.

“E ndaluara ka probleme shëndetësore që kanë të bëjnë me mostolerancën ndaj glutenit dhe teksa ka qenë duke protestuar pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, është shprehur se kishte nevojë për ushqim, por që nuk mund të përdorte ushqim të zakonshëm,” tha Serjani për BIRN.

Sipas avokatit, një protestues i maskuar me të njëjtin problem shëndetësor i ka thënë se dhe ai ka të njëjtën situatë dhe se në automjetin e tij kishte ushqime të posaçme që konsumohen nga personat që nuk tolerojnë glutenin. Sipas deklarimeve të 29-vjeçares, personi në fjalë i ka dhënë çelësat e automjetit dhe i ka treguar se ku e kishte parkuar.

Serjani shpjegoi se Paja është arrestuar nga punonjës policie me veshje civile sapo ka shkuar te automjeti. Sipas tij, në makinë janë gjetur tre çokollata që përdoren për konsumim nga personat që nuk tolerojnë dot glutenin, ashtu si edhe ka pohuar e mbrojtura prej tij.

Të martën, pritet që gjykata të vlerësojë ndalimin e aktivistes Fatma Paja.

Related Posts

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë
Kryesore

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

29/11/2026
8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur
Kryesore

8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

29/11/2026
Laert Vasili kritikon protestuesit: Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin
Kryesore

Laert Vasili kritikon protestuesit: Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin

29/11/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Burri qëllon me thikë gruan pas një konflikti familjar

29/11/2026
Deri sa të vritet dikush?
Blog

Deri sa të vritet dikush?

29/11/2026
Emri/ Pas një jave kërkimesh, gjendet i pajetë në Itali 75-vjeçari shqiptar!
Kryesore

Emri/ Pas një jave kërkimesh, gjendet i pajetë në Itali 75-vjeçari shqiptar!

29/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

29/11/2026
8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

29/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al