• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emri/ Pas një jave kërkimesh, gjendet i pajetë në Itali 75-vjeçari shqiptar!

29/11/2026
Emri/ Pas një jave kërkimesh, gjendet i pajetë në Itali 75-vjeçari shqiptar!

Një javë pas zhdukjes së tij, kërkimet për 75-vjeçarin shqiptar Eqerem Ahmetaj në Itali janë mbyllur me një fund tragjik.

I moshuari është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin San Zeno, në zonën e Breshias, pasditen e së shtunës, më 28 nëntor.

Sipas raportimeve të mediave italiane, mes tyre “Giornale di Brescia” dhe “Il Giorno”, trupi i shqiptarit u lokalizua nga ekipet e zjarrfikësve gjatë kërkimeve të zhvilluara edhe me ndihmën e helikopterit “Drago”.

Ahmetaj, me origjinë shqiptare, jetonte prej rreth 20 vitesh në Itali dhe banonte i vetëm në zonën e San Polos, në Brescia.

Ish-bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij kujdeseshin për të, ndërsa alarmi për zhdukjen ishte dhënë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të më 21 nëntor.

Momenti i fundit kur familjarët arritën të komunikonin me të ishte në orën 19:21 të asaj dite. Gjatë telefonatës, 75-vjeçari u kishte thënë: “Rashë, jam i lagur”. Kjo ishte fjalia e fundit që ata dëgjuan prej tij, pasi më pas telefoni nuk u përgjigj më.

Sipas “Giornale di Brescia”, kërkimet u përqendruan edhe në zonën e San Zenos, pasi sinjali GPS i telefonit të tij e kishte lokalizuar fillimisht pranë varrezave të Folzanos dhe më pas në fushat e kësaj zone. Megjithatë, kontrollet e mëparshme në atë territor nuk kishin dhënë rezultat.

Pasditen e së shtunës, helikopteri “Drago” i zjarrfikësve arriti të lokalizonte trupin në një kanal, në zonën rurale të San Zenos, pranë disa fermave. Në vendngjarje mbërritën edhe Policia Lokale dhe karabinierët e Seksionit të Hetimeve Shkencore.

Trupi u transportua në spitalin Civile, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, ku u kryen procedurat për identifikimin e tij.

Ndërkohë, rrethanat e sakta të vdekjes mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk janë bërë publike përfundimet mbi shkakun e vdekjes së 75-vjeçarit.

Kështu, kërkimet njëjavore për Eqerem Ahmetajn janë mbyllur në mënyrën më tragjike, duke lënë në dhimbje familjarët e tij.

Related Posts

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë
Kryesore

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

29/11/2026
8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur
Kryesore

8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

29/11/2026
Laert Vasili kritikon protestuesit: Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin
Kryesore

Laert Vasili kritikon protestuesit: Nuk mund të djegësh Shqipërinë dhe të kesh edhe flamurin

29/11/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Burri qëllon me thikë gruan pas një konflikti familjar

29/11/2026
Deri sa të vritet dikush?
Blog

Deri sa të vritet dikush?

29/11/2026
Policia arreston aktivisten që furnizonte protestuesit me molotovë e kapsolla, avokati i saj mohon akuzat
Kryesore

Policia arreston aktivisten që furnizonte protestuesit me molotovë e kapsolla, avokati i saj mohon akuzat

29/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

“Gjaku i derdhur më 28 Nëntor nuk do të harrohet” – Studentët protestues: Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë

29/11/2026
8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

8 orë protestë, 20 të shoqëruar dhe një deputet i PD i plagosur

29/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al