Luftëtari firmos me sulmuesin Kristo Minga. 33-vjeçari është prezantuar ditën e sotme, teksa lajmi është konfirmuar edhe nga klubi gjirokastrit përmes një postimi në Facebook.
Minga ka lindur në Gjirokastër, por është formuar si futbollist në Greqi. Ai ka një eksperiencë të gjatë në kampionatin Helen të futbollit dhe tashmë vjen te Luftëtari për të ndihmuar repartin ofensiv, pasi gjirokastritët kanë vuajtur disi mungesën e një qendërsulmuesi të mirëfilltë gjatë pjesës së parë të sezonit.








