Klubi i Luftëtarit ka zyrtarizuar ditën e sotme dy goditje në merkato. Nëpërmjet postimit në Facebook, klubi gjirokastrit njofton se ka firmosur me Kristo Mingën, mesfushor sulmues po me origjinë nga Gjirokastra, por që ka luajtur gjatë gjithë kohës në Greqi. Ai ka qenë pjesë e ekipit në Turqi gjatë fazës përgatitore, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Një tjetër mesfushor për Luftëtarin, është edhe Adnand Shkurtaj, vëllai i sulmuesit Vasil Shkurtaj. Adnandi është vetëm 20 vjeç, dhe vjen nga akademia e klubit grek, Platania.
Zyrtare është bërë edhe firma e Lejdi Liçajt. Prej kohësh, edhe gazeta kishte lajmëruar kalimin e Liçajt tek Luftëtari, por vetëm sot është bërë zyrtare nga vetë klubi. Lojtarët kanë firmosur sot në prani të zv.presidentit Harrallamb Tavo, i cili është marrë enkas me merkaton e janarit, bashkë me shefin e klubit, Gentian Nora, si dhe drejtorin teknik, Vangjel Çavo.











