Marko Radas duket se nuk është qetësuar ende nga episodi i ndodhur në sfidën Luftëtari-Skënderbeu 2-0, luajtur ditën e sotme në Gjirokastër. Pas një momenti tensioni në fushë, mbrojtësi i Skënderbeut u ndëshkua me karton të kuq. Radas u acarua kur gjyqtari Juxhin Xhaja akordoi faull në favor të Luftëtarit, ndonëse ai kishte pësuar një goditje në kofshë.
Gjatë daljes nga fusha pasi u ndëshkua me karton të kuq, mbrojtësi i Skënderbeut ofendoi edhe tifozët e Luftëtarit.
Ndërkohë që pak minuta më parë, Marko Radas ka postuar një foto të këmbës së dëmtuar në Instagram duke iu drejtuar gjyqtarit Xhaja: “Ooooooooooo, Juxhin Xhaja, pse nuk më dhe direkt karton të kuq pas faullit që bëra unë??? Mendoj se meritoj, po ti??? Vk, nuk e ke ti faj. P.S. kur të gjesh këto copa që mungojnë, me shkruaj, të lutem. Flm”.









