Eleni Foureira është jo pak e njohur për publikun shqiptar, por jo ne Greqi ku ka ngritur karrieren e saj. Por çfarë e shtyu Elenin të mohonte prejardhjen e shqiptare? Së fundmi duke folur per nje televizion grek ajo ka treguar për herë të parë rreth kësaj teme. “Në atë kohë vendosëm bashkë me familjarët e mi, që mos të tregojmë se jam nga Shqipëria, që të duan Eleni Foureiran për atë që është. Po, ishte veprim i gabuar. Megjithatë, nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk e di nëse do të veproja ndryshe”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare. Ndërsa për emrin ajo tha: “Emri im i vërtetë është Entela. Eleni është emri im i pagëzimit në Greqi”. Eleni zbuloi gjithashtu, se dikur i kishin propozuar për martesë, por kishte refuzuar, sepse nuk ishte gati në atë moment.