Stefani Spiri adoloshentja nga Gjirokastra sapo ka nxjerrë në treg videoklipin e saj më të ri me këngën “Be with you”. Një zë i ëmbël kumbues që rrjedh natyrshëm përmes notave dhe interpretimit origjinal falë bashkëpunimit me Marko Polo dhe Kristo Kola. Tashmë 20 vjec Stefania që studion për Muzikë në Akademinë e Arteve të Korfuzit ka krijuar një profil shumë origjinal në këtë fushë.
Stefania prezantohet në botën e këngës me origjinalitetin e saj krejt të vecantë, zërin e ëmbël që kumbon natyrshëm. Vajza nga Gjirokastra që shpesh cilësohet vajza “pa filtra dhe botoks” nuk ngurron të komentojë dhe këtë shprehje, pasi për Stefaninë publiku kërkon shpirtin, zërin dhe ndjenjat e këngëtarit dhe jo veshjen, shkëlqimin dhe manierat. Për ArgjiroLajm.net ajo tregon:
“Jam Stefani Spiri. Në tregun muzikor nxorra këngën “Be with you” me tekst dhe muzikën time. Pas këngës së parë “I still love you” mora shumë komente nga vajza dhe djem. Shumica e opinioneve të vajzave jo vetëm nuk ishin urim, por në disa raste edhe ofendime. ” Pse nuk zhvishesh në video, çfarë fsheh, asnjëhere nuk do kesh sukses po nuk nxjerr pjesë nga trupi në video, s’ka rëndësi kënga por vidioclipi etj “. Ndërsa e kundërta ndodhi me djemtë. Jo vetëm me uronin po me inkurajonin. Bravo Stefani! Vazhdo të bësh këngë të bukura dhe do kesh sukses. Mos i nxirr….në videoclip. Prandaj vendosa ne videoklipin e këngës “Be with you” të mbaj anën e djemve dhe besoj se dhe vajzave do ju pëlqejë.
Pas disa krijimeve muzikore, “l still love you” është e para këngë të cilën Stefania publikoi në youtube në qershor të vitit të kaluar nën orkestrimin e mjeshtrit të mirënjohur të muzikës Shpëtim Saraçi. Tashmë pas një viti këngëtarja e re surprizon sërish me “Be with you”, një këngë e re, e ndier dhe e brishtë. Shihni videon.