Do të luhen sot 2 takimet e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore, ajo mes Vllaznisë dhe Luftëtarit si dhe Kamza-Lushnja. Padyshim që të gjithë sytë janë te ndeshja që do të luhet në Shkodër.
Një përballje tepër delikate për objektivat e të dyja skuadrave, ndaj edhe FSHF e ka vlerësuar maksimalisht duke ia besuar gjyqtarëve me stemën e FIFA-s. Juxhin Xhaja do të jetë arbitër kryesor dhe do të ndihmohet nga 2 asistentët Rejdi Avdo dhe Denis Rexha, edhe këta me stemën e FIFA-s. Ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ardian Beqiri.
Sfida tjetër që do të luhet në Kamëz, ajo mes kryeqytetasve dhe Lushnjës të vendit të fundit, i është besuar Olsid Ferataj, ndërsa Enea Pashaj dhe Nuri Rrapaj do të jenë asistenë të tij. Emirion Sido të të jetë gjyqtar i katërt.
Vllaznia – Luftëtari
Juxhin Xhaja (Kryesor)
Rejdi Avdo (Asistent i parë)
Denis Rexha (Asistent i dytë)
Ardian Beqiri (Gjyqtar i katërt)
Alban Tafaj (Delegat)
Prek Pjetrushi (Vëzhgues)