Vllaznia ka nevojë për pikë mbijetese dhe nuk ka çfarë të humbasë sot në stadiumin “Loro Boriçi”, ku do të presë Luftëtarin. Trajneri Ernest Gjoka ka menduar për një ekip sa më sulmues, edhe pse i druhet forcës së kundërshtarit.
Ai ka vendosur të hedhë në fushë sërish dy sulmues nga minuta e parë, Sukajn dhe Ribajn. Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon, me përjashtim të kthimit të Malotës në mbrojtje. Te Luftëtari nuk ka asnjë ndryshim nga formacioni i tij klasik.