• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Intervista/ Dhori Kalluci rrëfen suksesin e Luftëtarit

01/05/2018
Intervista/ Dhori Kalluci rrëfen suksesin e Luftëtarit

Dhori Kalluci, futbollisti i njohur gjirokastrit flet për situatën në të cilën ndodhet Luftëtari. Në një intervistë për ‘Telegraf’, ish sulmuesi i talentuar thotë se ky sukses nuk është i rastësishëm. Më poshtë interviste e plotë  tij.

Kjo situatë në kreun e renditjes pas 31 javëve, ishte e pritshme për ju si specialist futbolli? Nëse do ta nisim me Luftëtarin që nga fillimi i Kampionatit, kjo situatë nuk ishte e pritshme, sepse gjatë fazës së parë, skuadra diskutonte mbijetesën. Merkato e verës, kryesisht te trajnerët nuk solli efektivitetin e pritur, por me ndryshimin e bankinës dhe me merkaton e janarit, rritja erdhi graduale.

Çfarë mendoni se ka ndryshuar tek Luftëtari që kjo rritje erdhi graduale? Ndryshimi i trajnerit është treguesi i parë, sepse Hasan Lika e ndryshoi boshtin e skuadrës dhe i përshtati mirë lojtarët aty ku ata jepnin më shumë. Dhe për statistikë, nga data 10 dhjetor 2017 e deri në javën e 31-të, Luftëtari ka humbur vetëm 2 ndeshje.

Mundet të themi se “trekëndëshi” President-Trajner-Lojtarë ka funksionuar mirë në këtë sukses të Luftëtarit? Natyrisht që po, por do të thosha se secili ka pjesën e vet. Presidenti Tavo është serioz, dhe merret vetëm me trajnerin në gjithçka që ai kërkon te skuadra. Ndërsa trajneri Lika është ai që merret me futbollistët, jo vetëm për stërvitje e ndeshje. Kjo harmoni e punës së tyre solli këtë situatë në renditje.

Nëse sot këtë Luftëtar e krahasojmë me atë të kohës suaj, kanë mbetur ende evidente teknika dhe sulmi?
Realisht kanë mbetur, por kanë shumë ndryshim mes tyre. Në kohën tonë, ne ishim të gjithë autoktonë, ndërsa sot mendoj se është një rastësi e përzgjedhjes që është bërë në këto tri vitet e fundit. Thuajse të gjithë nuk janë “prodhimi” ynë, por trajneri ka ditur të shfrytëzojë cilësitë e tyre.

Mbetet edhe 5 javë deri në mbyllje të Kampionatit, mendoni se Luftëtari do të qëndrojnë në vendin e 3-të në renditje? Pritshmëria është, por ekzistojnë edhe vështirësi. Duke e parë kalendarin, Luftëtari ka tre ndeshje jashtë fushës së tij: Me Kamzën, me Kukësin e Lushnjen, ndërsa me Partizanin e Skënderbeun luan në Gjirokastër. Në ndeshjen e javës së 33-të me Partizanin vendoset kjo renditje.

Po nga skuadrat që luftojnë për mbijetesë, cilën e mendoni më të rrezikuar të zbresë në Kategorinë e Parë? Nëse do të nisem pas barazimit të Teutës 3-3 me Kamzën, skuadra durrsake rrezikoi shumë, ndërsa Vllaznia u shkëput me fitoren që arriti ndaj Laçit. Në 5 ndeshjet e mbetura janë edhe 15 pikë në lojë dhe gjithçka mund të ndodhë, por surprizat në këtë zonë duken të largëta.

Në ndeshjet e mbetura, priten lëshime apo aleanca nga skuadrat? Unë këto i kam quajtur “keqardhje”. Më vjen keq që në këtë situatë janë dy skuadra të mëdha, Vllaznia e Teuta, dhe nuk kam asgjë me Kamzën, por të tria besoj se do të jenë në këtë “valle” që është luajtur si “çel e mbyll” në çdo sezon të Kategorisë Superiore.

Në këtë bisedë nuk i përmendët arbitrat, e keni një vlerësim për gjykimet e tyre në këto 31 javë? Unë nuk jam specialist gjykimi, por në këndvështrimin tim, me përjashtime të vogla, arbitrat mendoj se kanë qenë në lartësinë e profesionit. Për mua, gabimet e tyre kanë qenë më shumë njerëzore, por nëse ka patur edhe të qëllimshme, kjo nuk do ti bënte mirë këtij futbolli.

Ndryshimi i trajnerit është treguesi i parë, sepse Hasan Lika e ndryshoi boshtin e skuadrës dhe i përshtati mirë lojtarët aty ku ata jepnin më shumë. Dhe për statistikë, nga data 10 dhjetor 2017 e deri në javën e 31-të, Luftëtari ka humbur vetëm 2 ndeshje

Related Posts

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani
Sport

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

11/04/2026
Ndryshim kursi, Bastoni “driblon” Barçën, i premton besnikëri Inter
Sport

Ndryshim kursi, Bastoni “driblon” Barçën, i premton besnikëri Inter

11/04/2026
Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit
Sport

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

10/04/2026
Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS
Sport

Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS

10/04/2026
Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar
Sport

Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar

10/04/2026
Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë
Sport

Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al