• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet drejtori sportiv i Luftëtarit: Ja si na kërkuan të linim ndeshjen përballë Kamzës

07/05/2018
Flet drejtori sportiv i Luftëtarit: Ja si na kërkuan të linim ndeshjen përballë Kamzës

Një nga ndeshjet më të tensionuara të fundjavës në Superiore ishte ajo mes Kamzës dhe Luftëtarit, pas të cilës kishte zëra se gjirokastritëve iu kërkua që të toleronin në këtë duel. Vetë drejtori sportiv, Gentian Nora, ka pohuar për TVSH se kishte pasur momente kur persona të caktuar ua kishin kërkuar një gjë të tillë gjatë takimit, si dhe kishin tentuar që të ushtronin dhunë ndaj tyre. 

“Sa i përket ngjarjes, ajo ka ndodhur jo ne korridorin e stadiumit, por në dalje të tribunës kryesore. Në momentin që po largoheshim për pushimin mes pjesëve janë afruar katër persona dhe njëri prej tyre më ka kërkuar që t’i linim ndeshjen dhe ka tentuar të më godasë. Në këtë moment ka ndërhyrë policia dhe e ka larguar.

Më pas është afruar një person tjetër, i pesti i cili tha ‘jam i afërm i Naimit’ dhe u kërkoi atyre të largoheshin dhe tha ‘vazhdoni pa problem’. Duke parë këtë situatë të tensionuar pasi këto katër persona po qëndronin në hyrje, policia na largoi dhe na vendosi në tribunën e tifozëve tanë ndërsa duhej të qëndronim në tribunën VIP, pasi ishim në listën e personave në këtë tribunë”, tregoi Nora.

Ndërkaq, ai e ka cilësuar si pozitive paraqitjen e gjyqtarit kryesor të kësaj ndeshje, Enea Jorgji, duke e cilësuar edhe gabimin te penalltia, si njerëzor dhe jo keqdashje për të ndëshkuar njërën skuadër apo tjetrën.

“Në gjykimin tim, lojtari më i mirë në fushë ishte arbitri i cili diti të shmangë tensionet në një ndeshje të rëndësishme për të dy ekipet, duke nxjerrë një ndeshje fair-play. Mendoj se në momentin e penalltisë ka gabuar, gjithsesi nuk shikoj ndonjë tendencë për të dëmtuar Luftëtarin apo Kamzën në këtë ndeshje. Thjesht ishte rast i vështirë për të gjykuar në dinamikën e tij pasi ishte një përplasje e shpejtë mes lojtarëve”, shpjegoi Nora i cili për disa vite ka qenë vetë gjyqtar i regjistruan në FSHF.

Related Posts

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor
Sport

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov
Sport

Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov

24/08/2026
Trabzonspor, Muçi: Salah super lojtar, në Europë japim shpirtin
Sport

Trabzonspor, Muçi: Salah super lojtar, në Europë japim shpirtin

24/08/2026
Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj
Sport

Yildiz “shokon” Juventusin, jashtë fushave për dy muaj

24/08/2026
“Kur të vijë data e rrogës do e mësosh edhe ti”, ish-mesfushori i Tiranës thumbon trajnerin Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias – Balkanweb.com – News24
Sport

“Kur të vijë data e rrogës do e mësosh edhe ti”, ish-mesfushori i Tiranës thumbon trajnerin Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias – Balkanweb.com – News24

24/08/2026
“Los Angeles 2028”/ Lojërat Olimpike, mbi 6 milionë bileta të shitura
Sport

“Los Angeles 2028”/ Lojërat Olimpike, mbi 6 milionë bileta të shitura

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al