• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria me flamurin kulturor në Ditën e Europës

09/05/2018
Nis fushata kombëtare e leximit, Kumbaro: Libri s’ka vlerë pa ty, na jep një dorë që të rrisim Lexuesit!

Nga Mirela Kumbaro

“Në rrugëtimin tim të përjavshëm në Qarkun e Gjirokastër, këtë fundjavë në Përmet, mes të tjerash u ndala në një fermë agroturizmi të ndërtuar në fshatin Karat, në afërsi të Këlcyrës, ku nga duart e Elonës, një grua e re prej atyre zonave, kombinuar me përvojën franceze falë bashkëjetesës së saj me një duarartë francez, sillej tradita shqiptare në kulinari, mikpritje, arkitekturë, histori dhe natyrë.

Kishte aty shtëpi prej guri sipas stilit të shtëpive përmetare, kishte foto të Marubit, kishte gliko apo raki të zones, dhe velenxa e mbulesa të qëndisura nga vendasit, kishte gjithashtu guida për të njohur historinë dhe natyrën magjepëse të atyre maleve. Por kishte dhe një koleksion kitarash ku i zoti francez i bujtinës, luante për mysafirët një Jacques Brel, apo një Eric Clapton. Ishte po ky francez, aspak i çmendur, që kishte zgjedhur kodrat përmetare për të zhvilluar “permakulturën” si një tendencë gjithmonë e më të përhapur në Europë për zhvillim të qendrueshëm bujqësor.

Një trashëgimi kulturore, pra, në fusha të ndryshme, e kombinuar me përvojat më të mira të vendeve europiane dhe e përkthyer në burim të ardhurash dhe mirëqenieje për ekonominë vendore.

Ky është synimi ynë kryesor në programin qeveritar: trashëgimia kulturore nuk mund të jetë një gjerdan guri i çmuar kurore që nevojitet vetëm për raste të veçanta paraqitjeje si vello nuseje në dasma, duhet të jetë pjesë e qenësishme e jona, me të cilën përfaqësohemi kudo dhe kurdo, me të cilën vëmë në dukje të veçantën tonë si shqiptarë si vlerë e shtuar dhe për Europën e Bashkuar.

Shqipëria, përveçse një vend i bekuar për pasuritë natyrore, për diellin, ujrat, detin, malin, si pjesë e Europës, mbart një histori shekullore me shenjë qytetërimi që duhen njohur dhe rivlerësuar. Të gjitha këto nuk mund të bëhen nëse programi i qeverisë nuk kombinohet me punën individuale të secilit qytetar të këtij vendi, nëse çdo shqiptar nuk ndërgjegjësohet për pasurinë kulturore të këtij vendi, nëse secili nuk ndjehet në një farë mënyrë operator turistik duke njohur e më pas ruajtur e zhvilluar në forma dhe mënyra kreative trashëgiminë tonëkulturore.

Këto pasuri nuk duhet kuptuar si natyra të vdekura të cilat ekzistojnë në mënyrë të shkëputur dhe të palidhur në organikisht me gjithë pëlhurën kulturore të vendit. Krijimi i një lidhjeje krijuese të qendrave me njëra tjetrën, krijimi i intinerareve tematike, bën të mundur futjen në këtë hartë të shumë vendeve më të aneksuara, bën të mundur rivlerësimin e çdo objekti, bën të mundur dhe ruajtjen më gjatë në kujtesën e turistit, mundësi më të mirë promovimi dhe krijimin e rrjetit të turistëve që rikthehen. Kjo është dhe mënyra më inteligjente për t’u integruar në Europën që kërkojmë. 

Related Posts

Dyshohet se është shqiptar/ Çfarë zbuloi policia greke në trupin e viktimës së djegur brenda makinës
Uncategorized

Ndjesë familjes Halili, raportimi për nënën e të riut nga Tepelena është i pavërtetë

13/11/2025
Fate Velaj hap dyert e ambasadës shqiptare për banorët e lagjes vjeneze (FOTO)
Uncategorized

Fate Velaj hap dyert e ambasadës shqiptare për banorët e lagjes vjeneze (FOTO)

06/11/2025
Vijojnë shembjet e ndërtimeve pa leje në Sarandë
Kryesore

Vijojnë shembjet e ndërtimeve pa leje në Sarandë

21/10/2025
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali. Nëna në lot: Ishte më i miri nga të gjithë
Kryesore

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali. Nëna në lot: Ishte më i miri nga të gjithë

20/10/2025
Atentat me tritol në Sarandë, vritet 57-vjeçari (Emri)
Kryesore

Atentat me tritol në Sarandë, vritet 57-vjeçari (Emri)

05/10/2025
E rëndë në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

03/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

LIVE Shorti i Botërorit/ Grupet drejt plotësimit, Shqipëria pret të njohë kundërshtarët e mundshëm

LIVE Shorti i Botërorit/ Grupet drejt plotësimit, Shqipëria pret të njohë kundërshtarët e mundshëm

05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Hidhen goglat e para, pozicionohen vendet organizatore

LIVE Shorti i Botërorit/ Hidhen goglat e para, pozicionohen vendet organizatore

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al