• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e kamarierit që u bë yll në Gjirokastër (Rrëfimi)

18/05/2018
Historia e kamarierit që u bë yll në Gjirokastër (Rrëfimi)

Albano Aleksi është pa dyshim një nga pikat më të forta të Luftëtarit. Një zbulim i vërtetë në Superiore gjatë sezonit të kaluar dhe tashmë një prej titullarëve të padiskutueshëm të gjirokastritëve. Ky është sezoni i tretë radhazi që 25-vjeçari luan me fanellën bluzi. Në verën e vitit 2015, ai erdhi pas aventurës në Kategorinë e Parë me Butrintin e Sarandës, teksa u pikas nga trajneri gjirokastrit, Mustafa Hysi.

Për shpërthimin te Luftëtari, kalvarin e gjatë të vuajtjeve, nga puna si kamerier, e deri tek udhëtimi i përditshëm nga Levani në Fier, Aleksi pranoi të rrëfehej ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Si ka lindur te ju pasioni për futbollin dhe në çfarë moshë e keni nisur aktivizimin tuaj si lojtar?

Si gjithë fëmijët e moshës edhe unë luaja me shokët në lagje, në Levan të Fierit. Çdo ditë që kalonte më bënte të ndihesha mirë me shokët. Loja me top më rrëmbeu, më bëri për vete. Këtë gjë e vunë re edhe prindërit e mi. I vura në pozitë aq sa mamaja dhe gjyshi nga babi më çonin çdo ditë me urban në Fier.

Isha vetëm shtatë vjeç dhe më duhej të sfidoja kushtet e udhëtimit. Me trajner Hektor Paçon jam stërvitur për tetë vjet dhe gjej rastin ta falënderoj për punën dhe përkushtimin e tij me ne fëmijët e asaj moshe. Kam luajtur deri te paratërinjtë me Apoloninë. Më pas, për arsye familjare emigruam në Greqi dhe rinisa të luaj futboll me akademinë e Asteras Tripoli për tre vite.

Më tej, si është e vërteta e karrierës tuaj si lojtar?

Pasi u provova te moshat e Astera Tripolit, fitova besimin dhe respektin e stafit teknik falë shpirtit të garës, punës së përditshme, pa marrë në konsideratë faktorin kohë. U grumbullova me ekipin e parë, por për fatin tim të keq nuk u aktivizova. U penalizova nga rregulli i kampionatit grek ku nuk lejohej aktivizimi i jo më shumë se tre lojtarëve të huaj. E pashë të udhës të bëj pas. Zgjodha të kthehesha në Shqipëri, pikërisht në Sarandë.

Nga Greqia te Butrinti i Kategorisë së Parë…

Zgjodha Butrintin sepse doja të vazhdoja ëndrrën e moshës, duke luajtur për herë të parë në Kategorinë e Parë për dy sezone e gjysmë. Por dhe atje (në Sarandë) gjërat nuk shkuan mirë. Pas firmosjes me Butrintin kalova një periudhë të vështirë gjashtë-mujore, pasi nuk u aktivizova për asnjë minutë. Trajneri Agim Bedini nuk më kishte në planet e tij. Do të thoni ju përse? Edhe sot e kësaj dite nuk e kam marrë vesh të vërtetën. Pasionin për futbollin s’mund të ma shuante askush. Çdo ditë në shëtitoren e qytetit të Sarandës bëja vrap herët në mëngjes, më pas stërvitesha me top, në palestër dhe veçmas në stadium.

Lejdi Licaj – Albano Aleksi

Gjithsesi, më pas gjithçka ndryshoi. Çfarë ndodhi?

Para se t’i përgjigjem pyetjes tuaj më duhet t’ju them se kam kaluar një periudhë tmerri në planin moral, por ja që me punë dhe vullnet ia dola të jem pjesë e Luftëtarit prej dy sezonesh. Në atë periudhë të vështirë ekonomike isha i detyruar të punoja si kamerier te një miku im në Sarandë. Me ndryshimin e stafit teknik te Butrinti, pikërisht me ardhjen e Mustafa Hysit dhe Kristaq Cikos, u aktivizova rregullisht. Ishte ky staf teknik që besoi tek unë. Nga një i papreferuar, me modesti më duhet të pranoj, u bëra pjesë e 11-shit të Butrintit. Dyshja Hysi-Ciko besoi tek unë falë punës dhe përkushtimit tim të përditshëm.

Si mbërritët në Gjirokastër? Aktualisht jeni së bashku me Behar Ramadanin një ndër idhujt e tifozërisë vendëse?

Te Luftëtari erdha nga Mustafa Hysi dhe Kristaq Ciko, pasi ata besonin tek unë. Luftëtari militonte në Kategorinë e Parë. Ishin këta trajnerë që formatuan grupin e duhur. Me punë e investime financiare ekipi ynë sot është më afër se kurrë Europës.

Luftëtari po përjeton një ëndërr dhe duket drejt zyrtarizimit në Europë. Besoni se do ta arrini që këtë javë?

Një sezon më parë u renditëm të katërtit në klasifikim. Fati nuk ishte me ne. Na penalizoi Tirana. Ky është sezoni ynë. Asgjë s’ka përfunduar, por besoj dhe shpresoj se këtë radhë do të ketë Zot edhe për ne.

Presidenti Tavo u shpreh pak ditë më parë se për Aleksin kanë ardhur oferta zyrtare nga klube të huaja. Kur ju përfundon kontrata me Luftëtarin?

Me Luftëtarin jam nën kontratë deri në verën e vitit 2019. Është e vërtetë se ofertat s’më kanë munguar. Më parë duhet ta mbyll denjësisht këtë sezon me Luftëtarin. E kam treguar dhe justifikuar besimin në fushën e lojës te sportdashësit gjirokastritë, të cilët ndonjëherë edhe janë mërzitur nga unë nga kartonët e verdhë. Jam natyrë e sinqertë dhe nuk i duroj padrejtësitë. Në fund të sezonit do të ulem të bisedoj me presidencën për të vendosur lidhur me të ardhmen. Në Gjirokastër jam ndier si i shtëpisë. Ky qytet është shtëpia ime e dytë. Kam shumë shokë, miq dhe simpatizantë.

Me Ramadanin në mesfushë dukeni si një dyshe që plotësoni njëri-tjetrin…

Jo vetëm me Ramadanin, por me gjithë lojtarët në tërësi jam ndier mirë. Me Danen ndihem mirë, e njohim njëritjetrin me sy mbyllur. E përsëris edhe njëherë: një ditë do të ndahem me Ramadanin dhe gjithë çunat. Megjithatë, asnjëherë s’thuhet kurrë, pasi një ditë mund të bashkohemi. Të gjithë kanë vendosur nga një gur te ky Luftëtar. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë.

A ka një lojtar apo skuadër që ju frymëzon?

Idhulli im në futboll është mesfushori i Romës, Naingolan. Sa i përket skuadrave, jam tifoz i Juventusit dhe Italisë.

Ndeshja e radhës me Skënderbeun. Në dukje e lehtë, pasi korçarët e kanë arritur objektivin…

Është ndeshje e vështirë për vetë objektivin që kemi ne. Skënderbeu, pavarësisht se është shpallur kampion është skuadër e paparashikueshme për cilësitë që ka. Ne duhet të luftojmë dyfish për të ruajtur me çdo kusht vendin e tretë. Ta mbyllim në sytë e tifozëve këtë ndeshje të fundit me fitore. Jam i bindur se do t’ia dalim përballë kampionëve./ TOMOR SHEHU

Related Posts

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor
Sport

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

09/10/2026
E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24
Sport

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë

09/10/2026
E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24
Sport

E RRALLË/ Shqipërisë i vlejnë njësoj dy rezultate ndaj Finlandës, ja çfarë ndodh me kuqezinjtë – Balkanweb.com – News24

09/10/2026
Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë
Sport

Problematika te kuqeblutë, Vllaznia nuk di as të fitojë, as të reagojë

09/10/2026
E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina
Sport

E ardhmja në pankinë, Scaloni: Nëse gjërat shkojnë mirë, qëndroj te Argjentina

09/10/2026
Partizani dhe Tirana për të shpëtuar pankinën, vëzhgimi i derbit në barazi perfekte që nga viti 2001
Sport

Tirana kërkon liderin e derbit, Xhixha, Hazrollaj, Alvarez dhe Kish duan të lënë gjurmë – Balkanweb.com – News24

09/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” te Sivasspor

09/10/2026
Rama njofton krijimin e një ministrie të re

Rama njofton krijimin e një ministrie të re

09/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al