• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Vetëm dy trajnerë janë konfirmuar në Superiore. Lika drejt largimit nga Luftëtari

28/05/2018
Vetëm dy trajnerë janë konfirmuar në Superiore. Lika drejt largimit nga Luftëtari

Është fakt që sot 7 nga 10 trajnerët që mbyllën edicionin e Superiores nuk janë ende në gjendje të shohin në horizont të ardhmen e tyre. Ilir Daja do të vijojë të qëndrojë në krye të SKënderbeut, po ashtu Peter Pacult. Gentian Mezani është në fund të kontratës me Laçin, por gjasat janë të shumta që tekniku vlonjat të rinovojë. Tani fillon “vallja” e dyshimeve.

Hasan Lika ishte një nga aktorët kryesorë në arritjen historike të Luftëtarit, pjesëmarrjen në Europa League. Rinovimi duhet të ishte logjik dhe automatik, por ja që sot tekniku ende nuk e ka të qartë nëse do të vijojë të punojë tek bluzijtë. Presidenti Tavo kërkon të bisedojë dhe të negociojë e më pas të vendosë nëse do të vazhdojnë së bashku, megjithëse në këtë pikë në teori nuk duhet të kishte diskutime. Përflitet se po tentohet afrimi I trajnerit slloven Kostic.

Partizani është në ajër nga të gjitha anët. Dalipi kërkon besim edhe për më tej dhe këtë nuk e ka fshehur, por hija e trajnerit Mario Tokic është mbi kokën e teknikut elbasanas, teksa “Demat”, për momentin, nuk e kanë një timonier.

Në të njëjtat pozita është edhe Flamurtari. Pas dorëheqjes së Duros, stoli iu besua dyshes Behari-Bifsha, por tashmë pankina ka mbetur bosh dhe mbi sipërfaqe kanë dalë disa kandidatë. Administratori Idrizi ende nuk e ka ndarë medjen se kujt duhet t’ia besojë rindërtimin e skuadrës.

Kamza largoi në mënyrë të çuditshme Julian Ahmatajn, megjithatë klubi që siguroi qëndrimin në Superiore vetëm në javën e fundit nuk po kërkon të humbasë kohë dhe pritet që brenda pak ditësh të emërohet trajneri i ri, që me shumë gjasa do të vijë nga jashtë. Gentian Begeja, ashtu si Lika në Gjirokastër apo Ahmataj te Kamza, ishte njeriu që solli ndryshimin në të mirë të Teutës, por e ardhmja e 44-vjeçarit në stolin e “Djemve të Detit” ka mbetur e stacionuar vetëm te shprehja “do të bisedojmë”. Pra, pavarësisht punës mjaft të mirë të kryer nga tekniku durrsak, i cili arriti ta nxirrte nga errësira Teutën, presidenti Hasanbelliu ende nuk është i bindur për t’i dhënë çelësat e stolit. Te Vllaznia, për momentin, nuk dinë ku janë dhe çështja e trajnerit as nuk është përmendur. GJyla morri drejtimin e Lushnjës me një projekt që lidhej me Kategorinë e Parë, por edhe 50-vjeçari ende nuk ka marrë “ok”-ejin për të vijuar.

Për ta mbyllur me dy skuadra që sezonin e ardhshëm do të jenë në Superiore, të cilat gjithashtu për momentin janë pa timonier. Ze Maria është ende në tryezën e bisedimeve me Halilin, pasi ka kushtet e tij për të qëndruar te bardheblutë, ndërsa drejtuesit e Kastriotit i dhanë fund marrëveshjes me Samuel Nikajn. Shumë pankina pa “pronarë”, ndoshta është ende herët dhe ka kohë deri në edicionin e ri, megjithëse në Shqipëri ekziston vesi i keq për t’i vendosur pikat mbi “I” në momentin e fundit.

Related Posts

Derbi në finalen e hokej, Trump “ndez” Milanon dhe sfidën SHBA-Kanada
Sport

Derbi në finalen e hokej, Trump “ndez” Milanon dhe sfidën SHBA-Kanada

21/02/2026
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat, Partizani më bëri Mustë. Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

Binjakët Shpendi “pushtojnë” Italinë, Stiven realizon “dopietë”, parakalon vëllain e tij (VIDEO)
Sport

Binjakët Shpendi “pushtojnë” Italinë, Stiven realizon “dopietë”, parakalon vëllain e tij (VIDEO)

21/02/2026
FOTO/ Anglia “thërret” Muçin, vëzhgues special në derbin e Stambollit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

21/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ky këngëtar është i dashuri i Benites?

Nuk shkoi dot në finale, reagon Benita: Jam në gjendje të rëndë emocionale

21/02/2026
Derbi në finalen e hokej, Trump “ndez” Milanon dhe sfidën SHBA-Kanada

Derbi në finalen e hokej, Trump “ndez” Milanon dhe sfidën SHBA-Kanada

21/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al