Essam El-Hadary është portieri 45-vjeçar i Egjiptit, i cili në Botërorin e Rusisë pritet të vendosë rekordin për lojtarin më të vjetër të këtij kompeticioni. Gjitashtu El-Hadary është protagonist për një tjetër të veçantë. Ai është pjesë e ekipit kombëtar të ‘faraonëve’ së bashku me Kahraba, futbollistin i cili deri verën e kaluar ishte i martuar me vajzën e tij, Shadëa. Ata u ndanë pas martesës së lojtarit të krahut me një aktore. Nuk dihet nëse ky fakt ka shkaktuar mmarrëdhënie të ftohtë mes lojtarëve, por El-Hadary thotë që jo.