Në stadiumin “Fisht Olympic” u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Rusi 2018” mes Portugalisë dhe Spanjës. Portugalia e mbylli pjesën e parë me avantazhin 2-1, me dy gola të Ronaldos, ndërsa Diego Costa ishte autori i rrjetës së spanjollëve. Në pjesën e dytë Spanja barazon. Është përsëri Diego Costa që e dërgon topin në rrjetën e portugezëve, 2-2. Spanja përmbys në të 58’, ku ylli i Realit, Nacho, shënon një supergol. Por mendon Ronaldo për Portugalinë. Goditje dënimi dhe CR7 ekzekuton mjeshtërisht, duke e dërguar topin në trekëndësh, për të barazuar 3-3.