Në “Rostov Arena” u luajt sfida e Grupit E mes Brazilit dhe Zvicrës. Takimi i dy prej pretendentëve të këtij grupi u mbyll në barazim 1-1, ku u shënua nga një gol për çdo pjesë loje. Brazili e mbylli pjesën e parë në avantazhin 1-0, me supergolin e shënuar në minutën e 20-të nga Coutinho.
Zvicra nuk dorëzohet dhe në minutën e 50-të barazon rezultatin. Shaqiri kroson nga goditja e këndit dhe me kokë Zuber gjuan saktë, duke mposhtur portierin Alison, 1-1. Më pas Brazili sulmon dhe pretendon në minutën e 73-të për një penallti, pasi Gabriel Jezus pengohet në zonë, por gjyqtari kryesor vazhdon lojën.
Deri në fund brazilianët sulmojnë, por nuk arrijnë dot të shënojnë golin e fitores. Barazim 1-1 dhe të dy ekipet ndajnë nga një pikë, teksa Grupi E kryesohet nga Serbia me 3 pikë, pas fitores 1-0 me Kosta Rikën.