Në “Volvograd Arena” po luhet ndeshja mes Tunizisë dhe Anglisë, e vlefshme për grupin G, aty ku bën pjesë edhe Belgjika që mundi Panamanë me rezultatin 3-0. Aktualisht secila skuadër ka shënuar nga një gol. Fitorja për Anglinë është detyrim në këtë takim, ku Southgeit ka hedhur në fushë formacionin më të mirë, pa bërë surpriza, me Kejnin që do të udhëheqë sulmin anglez. Nga stoli do ta nisë Xhimi Vardi dhe Rashford.